U gjet i vdekur në banesë, 58 vjeçari u dhunua barbarisht një natë më parë

Kronike Kryesore shtojca

 

 

Novruz Shyti, 56 vjeç, u gjet nga fqinjët e tij i pajetë në banesën e tij në lagjen nr. 8 në Korçë. Rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, vëllai i tij ka njoftuar policinë se Novruzi kishte vdekur.

 

Report Tv raporton se mbrëmjen e djeshme, Shyti ka qenë i shoqëruar me dy persona të tjerë, njëri prej tyre, i identifikuar si Emiljano Nafizi.

Burimet të këtij Tv bëjnë me dije se Shyti është konfliktuar me Nafizin, i cili e ka qëlluar disa herë me grushte dhe sende të forta, duke e dhunuar barbarisht Shytin. Mësohet se Shyti dhe Nafizi mblidhnin çdo ditë së bashku kanaçe. Pas sherrit me Nafizin, Novruz Shyti ka shkuar në banesën e tij në gjendje të alkoolizuar. Autori i rrahjes, Emiljano Nafizi është shoqëruar në komisariat për të marrë deklarimin. Në vendin e ngjarjes janë gjetur njolla gjaku. Nga Tirana kanë mbërritur ekspertë për të bërë autopsinë.

 

Fqinjët kanë thënë se Shyti ka qenë konsumator i rregullt i alkoolit. Ai jetonte së bashku me të vëllain e tij në një banesë në Korçë. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërkohë që pritet ekspertiza për të mësuar shkakun e vdekjes. Dyshohet se 56-vjeçari mund tëketë humbur jetën, por ende nuk është e konfirmuar.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *