U gjobit me 5 mln lekë, Spaho-Peleshit: S’më frikëson, mos më ndiqni me policë

Kryesore Lajme Politikë

5 milion lekë ishte gjoba ndaj Edmond Spahos pas një takimi për fushatën elektorale në Menkulas.

Gjoba sipas autoriteteve ishte në kundërshtim me aktin normativ për masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid.

Ndërkohë vetë drejtuesi i qarkut të Korçës, ka reaguar pas vendimit për gjobën, ndërsa është shprehur se aktivitetet e organizuar nga PD, qëllim parësor kanë mbrojtjen e shëndetit.

Drejtuar ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, Spaho e cilëson një provokacion për të krijuar incidente.

“I them Niko Peleshit, që asnjë manovër dhe makinacion nuk me frikëson mua dhe qytetarët dhe nuk e shpëton dot atë nga humbja e sigurt në Qarkun e Korçës në 25 prill.

I kërkoj drejtorit të Policisë Ferdinand Mara, të më heqë menjëherë survejimin me policinë politike që më ka vënë ngado ku shkoj. Ai do të mbajë përgjegjësi të rëndë për çdo provokacion dhe incident që do të krijojë me PD”, shprehet Spaho.

Reagimi i plotë:

“Sot nga mediat u informova per gjoben qe me ka vene policia e Devollit per organizim tubimi ne kundershtim me Aktin Normativ per mbrojtjen nga Covid 19. Partia Demokratike dhe une, ne te gjitha aktivitetet kemi ne radhe te pare ne qender te vemendjes mbrojtjen e shendetit te qytetareve, respektimin e distancimit social dhe mbajtjen e maskes.

Me nje akt te paprecedent, ne shkelje flagrante te aktit normativ, pa me kontaktuar, pa njoftim, pa prova, duke sajuar situata te paqena dhe pa me dhene procesverbal, Policia e Qarkut dhe drejtuesi i saj Ferdinand Mara, me ndeshkuan me gjobe mua dhe pronarin e lokalit ku une pija kafe, sipas urdhrave qe marrin nga Niko Peleshi.

I them Niko Peleshit, qe asnje manover dhe makinacion nuk me frikeson mua dhe qytetarët dhe nuk e shpeton dot ate nga humbja e sigurt ne Qarkun e Korçës ne 25 prill. I kerkoj drejtorit te Policise Ferdinand Mara, te me heqe menjehere survejimin me policine politike qe me ka vene ngado ku shkoj.

Ai do te mbaje pergjegjesi te rende per cdo provokacion dhe incident qe do te krijoje me PD. Edi Rama eshte e shkuara e ketij vendi, qytetarët shqiptare kerkojne ndryshim. Ne 25 prill Rama humb dhe Shqiperia fiton.

https://www.facebook.com/442305982603609/videos/918078182274434

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=308&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F442305982603609%2Fvideos%2F918078182274434%2F&show_text=false&width=560″ width=”560″ height=”308″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *