U hodh mbi shina për të shpëtuar qenin, treni përplas pushuesin nga Kosova

Kronike Kryesore shtojca

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës. Treni ka përplasur një pushues pranë një kalese hekurudhore.

Mësohet se burri, një pushues nga Kosova u aksidentua pasi tentoi të shpëtonte qenin, i cili po rrinte në shina, ndërsa treni afrohej. Por ky veprim ka qenë fatal për burrin, i cili u hodh mbi shina për të shpëtuar qenin por u përplas nga treni. Ai është transportuar në spital dhe sipas bluzave të bardha gjendja e tij është e rëndë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *