U ikën mjekëve nga duart/ Hidhet nga kati i tretë i spitalit 50-vjeçari

Provinca

Një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës, pasi është hedhur nga kati i tretë i spitalit Rajonal të Vlorës.

Mësohet se 50-vjeçari u ka ikur mjekëve nga duart, duke u hedhur nga kati i tretë. Sipas të dhënave të para 50-vjeçari ishte dërguar nga Spitali Psikiatrik i Vlorës për mjekim. Ai vuante nga çrregullimet mendore. Të ditura bëhen edhe inicialet e tij M.K, si dhe që ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’i mbijetoj plagëve të marra.

“Më datë 13.08.2018, shërbimet e Spitalit Psikiatrik Vlorë, kanë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, shtetasin me probleme mendore M.K., 50 vjeç, i cili ka mundur tu largohet shërbimeve dhe është hedhur nga kati 3 i spitalit, duke ndëruar jetë në çast,” njofton policia.

Grupi hetimor ka nisur punën për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për rastin në fjalë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *