Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës, ku do të merret në pyetje. Admir Thanza është shkarkuar nga detyra në korrik 2018.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi gjyqtarin, pasi kishte fshehur nje arrestim te ndodhur dy dekada me pare ne Itali.
Atij iu zbulua një dënim në Itali për vjedhje në supermarket. Dënimin, Thanza nuk e kishte deklaruar në formular, ndërsa përpara KPK-së ka deklaruar se aktin e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për nipin e sëmurë që po kurohej nga një sëmundje e rëndë në Itali. Thanza ishte i dënuar në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta për vjedhje, dënim të cilin e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.
Ka qenë asistenca e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ajo që ka ndihmuar në zbulimin e këtij dënimi të padeklaruar nga Thanza. DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar), ka konkluduar se Thanza ka fshehur procedimin penal për korrupsion dhe se ka kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar.