“U takuan miqësisht, Ervis Martini erdhi me një BMW të zezë me dy persona”: Pronari i lokalit tregon si nisi konflikti

Kronike Kryesore

Në dëshminë e tij, pronari i lokalit ku ndodhi vrasja në ish zonën e Bllokut, Redi Popesku, thotë se Ervin Mata dhe Ervis Martini fillimisht janë takuar miqësisht, duke mos lënë asnjë dyshim për agravimin e situatës. Burime të Tiranapost.al thonë se ai ishte jashtë lokalit kur ka ardhur Ervis Martini dhe e ka parë të zbresë nga një BMW, tip fuoristradë, ngjyrë e zezë.

“Mesa kuptova unë ky ka qenë një konflikt ordiner për t’u sqaruar në lidhje me ngacmimin e të dashurës së Ervin Matës, Elvana Gjata. Gjithashtu dua të sqaroj momentin se para se të vinte Ervis Martini, më tha Ervin Mata nëse e kisha unë problem qe të vinte te dyqani Vis Martini. Unë i thashë se s’kishte asnjë lloj problemi pasi Vis Martinin e kisha të njohur. Dua të sqaroj se këta persona, Ervin Mata dhe Ervis Martini janë takuar normalisht dhe nuk kishte asnjë shenjë për konflikt. Pra janë takuar miqësisht dhe nuk kishte ndonjë tendencë për t’u agravuar situata siç ndodhi”, mësohet të ketë thënë Redi Popesku.

Nga dëshmia e Popeskut, kuptohet se Ervis Martini ka ardhur në lokal me dy persona. Njëri ishte nën moshën 30-vjeç, rreth 170 centimetra, i veshur me të zeza. Tjetri, sipas Popeskut, ka qenë rreth 30 vjeç, me trup normal e i veshur me rroba të çelura.

Në momentin e fundit, në lokal janë shfaqur edhe dy persona të tjerë. Njëri prej tyre, me bluzë me kapuç, sapo ka hyrë brenda është konfliktuar me komandon Marviol Bilo (që Popesku i referohet me emrin “Joli oficeri”). Ata të dy janë sharë dhe janë zënë me grushte, ndërsa personi që erdhi nga jashtë ka pasur edhe një pistoletë. Këtu është dëgjuar krisma e parë, ndërsa Popesku thotë se është shtrirë në pjesën e pasme të banakut.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *