U vra barbarisht në Itali, mbërrin pranë familjes trupi i pajetë i Anxhela Meçanit

Kronike

Mbërrin në Atdhe trupi i pajetë i 21-vjeçares Anxhela Meçani, e cila gjeti vdekjen pasi u hodh nga një makinë në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi në Torino në 11 qershor. Kështu pas apelit për ndihmë nga familjarët, të cilët deklaruan se nuk kishin mundësi financiare që të sillnin në Shqipëri trupin e vajzës, falë ndërhyrjes së strukturave shtetërore u bë e mundur transportimi i trupit mëngjesin e sotëm drejt Shqipërisë. Ndërkohë që familjarët që kishin dalë për të pritur trupin kërkuan dënim maksimal për autorin e kësaj ngjarje. Tashmë vajza do të prehet në vendlindjen e saj në Fier.

Shqiptarja Angela Meçani u hodh nga një makinë në ecje e sipër në Torino dhe gjeti vdekjen një ditë më pas në spital (e diel 10 qershor). Ndërkohë, që për këtë rast është arrestuar një shtetas italian, që dyshohet të ketë qenë edhe klienti i fundit i shqiptares, pasi thuhet se ajo punonte si punonjëse seksi. Referuar mediat italiane, dyshohet se klienti e ka vrarë Anxhelën pasi nuk donte të paguante paratë pas shërbimit. Shkurtin e kaluar ajo ishte martuar me një shtetas italian, disa vite më të madh se vetja, por pak muaj më vonë ishte larguar nga shtëpia dhe kishte humbur çdo lidhje me të. BË

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *