U vra në Fier nga policia, si tentoi Xhuljani të mbulonte shokët

Kronike Kryesore

I riu nga Elbasani i cili kishte shkuar për të grabitur në një banesë në Fier, por humbi jetën nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, ka tentuar të mbulojë shokët.

20-vjeçari Xhuljan Sollaku nga Elbasani, u qëllua për vdekje nga policia, ndërkohë që bashkëpunëtori i tij Arben Muça u plagos në këmbë, ndërsa tre persona të tjerë arritën që të largohen.

Por ajo që është e veshur me mister është fakti se as viktimës dhe as të plagosurit nuk u janë gjetur celularë me vete, çka shton dyshimet se mund të jenë lënë në makinën me të cilën u larguan tre të dyshuarit.

Nga hetimet e policisë rezulton se Xhuljani ka mbuluar shokët duke qëlluar kundër policisë, ndërsa u ka kërkuar të largoheshin teksa ai qëllonte me armë.

Kjo ka qenë dhe arsyeja që tre nga të dyshuarit kanë arritur të largohen, por shpëtimi i tyre i kushtoi jetën Xhuljanit.

Ngjarja ndodhi të premten e kaluar, ku pesë persona tentuan të vidhnin në banesën e Minella Muçës, por për shkak se u ndjen nga i zoti i shtëpisë, u lajmërua policia.

Xhuljan Sollaku 20 vjeç, nga fshati Katund i Ri i Elbasanit, humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me uniformat blu, ku plumbat e marrë i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Krahas tij mbeti i plagosur 37-vjeçari Arben Muça, i cili ndodhet në spitalin e Fierit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03.00 të mëngjesit të së premtes, ku katër persona tentuan të vjedhin banesën e Minella dhe Elsa Muçës, në lagjen “29 Nëntori” Fier, duke thyer drynin e derës.

Në momentin e ngjarjes në banesë ndodhej vetëm çifti Muça, të cilët pasi pikasën hajdutët dhe lajmëruan policinë. E njoftuar nga telefonata, policia mbërriti në vendin e ngjarjes ku u përball me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët qëlluan me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.

Në kushtet e reagimit nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.

Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *