“U vra se mbrojti një vajzë”, prindërit e Picakut: Ishte bashkë me të vëllain, na ndihmoni të sjellim trupin (Video)

Kronike Kryesore Lajme

Me lotësh dhe dhimbjes së madhe, prindërit e Viktorjan Picakut, ekzekutuar dy netë më parë në Bari të Italisë bëjnë apel për ndihmë
nga shteti shqiptar. Kërkojnë t’u mundësojë kthimin e trupit të pajetë që ta varrosnin në vendin e lindjes.

“Jetojmë në kushte të vështira ekonomike, pa përkrahje dhe s’kemi mundësi të sjellim në Shqipëri trupin e pajetë të djalit tonë, ndaj lus të vënë dorën në zemër institucioneve dhe shqiptarëve të na ndihmojnë”. Ky është apeli i përlotur i Lekë dhe Kristina Picakut të cilët rrëfyen për ekranin e Report Tv si e morën vesh vdekjen e të birit.

“Kanë qenë dy djemtë bashkë kur ma vranë Viktorin, u vra në sy të vëllait. Kishte shkuar të punonte, ne jemi të varfër shumë, ai punonte në të zeze. U tronditëm. Dimë se u vra se mbrojti një vajzë. Ne s’kemi asnjë mundësi të sjellim këtu trupin e pajetë. Ju lutemi institucioneve e shqiptarëve të na ndihmojnë”, rrefen mes lotesh babai, Lekë Picaku
Prindërit kanë rrëfyer gjithashtu detaje të pazbuluara deri më tani për lëvizjet e të birit para dhe pas ekzekutimit. Sipas tyre Viktoriani ka qenë me të vëllanë kur e vranë, ndërsa dy orë përpara se të ndodhte ngjarja ai ka komunikuar me familjarët që jetojnë në Durrës.

Familja në darkë ka komunikuar me djalin tjetër dhe aty ka mësuar të vërtetën e dhimbshme. Lajmi i hidhur që tronditi familjen me orgjinë nga Mirdita iu erdhi ditën që kremtonin ditëlindjen e mbesës së tij.

PSE U VRA 24 VJECARI
Familja shprehet se ai ka pasur konflikte në Itali pasi ka mbrojtur një vajzë dhe agresorët nuk ia falën një gjë të tillë. “E morëm vesh nga djali i madh, në sy të tij e kanë vra, madje i kanë thënë mos e prek se të vramë dhe ty, këtë na ka thënë djali e të gjithë. Na ndihmoni të sjellim kufomën, të na bien djalin. Me zë, folëm një natë para se ta vrisnin, kurse ditën kur u vra ka pas ditëlindjen e mbesës, me të shkruar folëm, por jo me zë. Punonte punë të zezë, ishte pa letra, në mëshirë të fatit”- thotë e ema.

lek-picaku

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *