Gjurma 26/04/2018
Nuk ta besoni, por stadiumi mitik Uembli do të shitet nga ana e Federatës Angleze të Futbollit.
Lajmi bëhet e ditur nga Daily Mail, e cila ka zbuluar edhe personin që ka ofruar shumën për të blerë stadiumin kombëtar të Anglisë, ikonën e futbollit anglez.
Shuma e ofruar është 800 milionë stërlina. Oferta është paraqitur nga ana e pronarit të klubit të futbollit të Fulhamit, miliardierit Shahid Khan. Ai gjihashtu ka në pronësi edhe ekipin amerikan Jacksonvielle Jaguars në Ligën Amerikane të Futbollit.
Oferta i është paraqitur zyrtarisht sot në mëngjes bordit të Federatës Angleze.
Biznesmeni pakistanezo-amerikan, Khan, pasuria e të cilit kanë një vlerë rreth 5.2 bilion stërlina, është i gatshëm të paguajë më shumë se 500 milion stërlina cash të gatshme që do t’i lejojë FA-së të mbajë klubin e Uembli si detyrim dhe mikpritjen e biznesit që është vlerësuar në në 300 milion stërlina.