Ulsi Manja: Opozita heshtje prej varri për zbatimin e Vettingut

Politikë

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja denoncoi heshtjen e opozitës në lidhje me nisjen e zbatimit të reformës në drejtësi, e cila nisi me shkarkimin e gjqyarit Fatos Lulos. Në një dalje për mediat, nga selia e kryesisë së Kuvendit,

Manja tha se në vend të reagimit opozita zgjodhi heshtjen prej varri, ndërsa Berisha tha ai bëri avokatin e palës humbëse.

Ulsi Manja: Heshtja filloi të hënë në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ku opozita jo vetëm që nuk e përshëndeti fillimin e punës dhe vendimin e parë të KPK por me shumë mllef politik e anatemoi zbatimin e reformës në drejtësi në përpjekjen e dështuar të radhës duke ngjallur panik për bllokimin e instituciomneve të drejtësisë. 

Vreri i opozitës mbeti në gojën e mbyllur të Bashës dhe Berishës të cilët në vend që të përshëndesin punën zgjodhën heshtjen prej varri apo me keq Berisha nxitoi të bëjë avokatin e palës që humbi në një proces të rregullt. 

Manja i bëri thirrje opozitës që ti lerë institucionet e reja të drejtësisë që të bëjnë detyrën, ndërsa theksoi se nga sot politika është e dënuar që vettingun ta shikojë me pozitivitet.

Ulsi Manja:  Asnjë baltosje e mëtejshme e vettingut nuk ka shans ta frenojë pastrimin e pallatit të drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Sot gojët e liga kundër vettingut duhet të heshtin përgjithmonë dhe ta lënë KPK, komisionerin publik, ONM dhe Kolegjin e Apelit të bëjnë detyrën që i kanë ngarkuar.  

Nga sot politika në Shqipëri është e dënuar që vettingun ta shikojë me pozitivitet, ta mbështesë me vullnetin e duhur politik dhe ti japë procesit besimin e duhur. Ndërkohë që garanti ndërkombëtar po bën detyrën sic ja ka dhënë ligji.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *