Unai Emery, zëvendësuesi i Wenger te Arsenali

Botë Sport

Arsenali ka vendosur për zëvendësuesin e Arsene Wenger.

Unai Emery, ish-trajneri i PSG do të jetë në krye të “topçinjve”, duke rrëzuar kandidaturën e Mikel Arteta-s.

Spanjolli 46-vjeçar është larguar tashmë nga PSG pas mbylljes së këtij sezoni ku fitoi titullin në Ligue 1. Më parë, Emery ka drejtuar Sevilla-n në tri triumfe në Europa League në 2014, 2015 dhe 2016.

Ai njoftoi muajin e kaluar se do të largohet nga PSG në fund të sezonin kur përfundoi edhe kontrata dhe u zëvendësua me shpejtësi nga ish-trajneri i Dortmund Thomas Tuchel.

Edhe pse ka probleme me gjuhën angleze, duke se kjo nuk do të jetë një problem për të te Arsenal, shkruan BBC.

Gjatë kësaj jave pritet edhe një konferencë për shtyp e Unai Emery.

Por vete Wenger ka ironizuar ardhjen e Emeryt, duke shkruar ne Twitter nwse pasardhwsi i tij ne stolin e topçijve e zoteron ose jo gjuhen angleze.

Emery shihet si nje zgjidhje me te cilen Arsenal synon te marre edhe ndonje lojtar me peshe nga PSG, ekipi qe shihet si nje miniere ari me lojtaret e shumte qe ka.

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *