Urdhri i Autoritetit: Ja si duhen shitur perimet dhe frutat (Foto)

Ekonomi Lajme Slider kryesore

🔴Pas thirrjeve të njëpasnjëshme nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për zbatimin rigoroz të masave të marra në kuadër të luftës së pandalur ndaj COVID-19, vihet re se një pjesë e Operatorëve të Biznesit Ushqimor janë ndërgjegjësuar dhe i janë përgjigjur thirrjes ashtu si edhe këshillave që inspektorët e AKU-së po japin në të gjithë vendin.

📌Vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer 134 monitorime dhe kontrolle zyrtare në subjekte të ndryshme si furra buke, markete, supermarkete, njesi tregtimi fruta-perime, njesi tregtimi mishi etj., ku theksi vihet pandalim tek forcimi dhe zbatimi i masave rigoroze kundër përhapjes së COVID-19.

🔴Thirrjes së AKU-së ditën e djeshme që subjektet të merrnin masa të menjëhershme për mbulimin e produkteve fruta-perime dhe shërbimin e tyre vetëm nëpërmjet kapjes me dorashka, i janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm subjektesh të cilët e kanë vënë në zbatim.

📌Autoriteti Kombëtar i Ushqimit përgëzon subjektet që i janë përgjigjur thirrjes nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit si dhe i’u bën thirrje të gjitha subjekteve të tjera që në mënyrë të menjëhershme të vënë në zbatim masat e marra si dhe të jenë në kontakt të vazhdueshëm me AKU-në për çdo paqartësi.

📌Trupat inspektuese të AKU-së janë çdo ditë në terren për të monitoruar zbatimin e masave, ndërgjegjësimin e subjekteve dhe të konsumatorëve, ashtu si edhe marrjen e masave në mënyrë të menjëhershme për çdo rast abuzimi dhe tentative për shkeljen e ligjit.

🔴Frikë Aspak, Kujdes Po

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *