Vaksina anti Covid, Rama niset me urgjencë drejt SHBA: S’ do të lemë…

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vaksinën kundër COVID-19, duke theksuar se sigurimi i saj është prioriteti kryesor.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter” Rama bën me dije se po punohet që Shqipëria të sigurojë vaksinën kundër COVID-19.

Më tej ai shton se kontakti fizik me prodhuesit e vaksinës është i domosdoshëm dhe se i shërben arritjes së këtij qëllimi.

Statusi:

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara“, shkruan Rama.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *