Vaksina/ Boris Johnson telefonatë me Bill Gates, zbardhet biseda për vaksinën ndaj Covid-19

Botë Kryesore Rrotull Slider kryesore

Kryeministri i Mbretërisë së Madhe Boris Johnson ka zhvilluar këtë pasdite një telefonatë me miliarderët amerikanë Bill dhe Melinda Gates ku diskutuan përgjigjen ndërkombëtare ndaj koronavirusit.

Një deklaratë e Doëning Street thotë se ata folën për kontributin e Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar vendet në të gjithë botën të luftojnë virusin dhe punën e Fondacionit Gates në këtë fushë.

“Të dy palët shprehën shpresën se një vaksinë e vlefshme do të gjendet sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi ajo.

Biseda vjen përpara Samitit Global të Vaksinave, më 4 qershor në Mbretërinë e Madhe.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *