“Vaksina e gripit ka mbërritur”/ Manastirliu: Nesër fillon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve, ja grupet me prioritet

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha në Open në Top Channel se vaksina e gripit ka mbërritur në Shqipëri dhe nga nesër fillon vaksinimi fillimisht te mjekët dhe infermierët.

“Nesër fillon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve, vaksinimi do jetë sipas të një kalendari të ISHP, vaksinat kanë mbërritur në vend”, tha ajo.

Ministrja tha se pas mjekëve dhe infermierëve ata që kanë prioritet janë dhe: mësuesit , edukatorët, moshat e treta, të sëmurët kronikë dhe fëmijët 2-5 vjeç.

“Që prej muajit Prill, kemi financuar vaksinën kundër gripit, në kushtet e situatës së pritshme të vjeshtë-dimrit, me rrezikun e mbivendosjes së COVID19 dhe ja kemi dalë ta sigurojmë atë disa herë më shumë se 1 vit më parë. Vaksinimi do të nisë shumë shpejt, nesër: do të ofrohen falas për popullatën e riskuar, duke filluar nga sot, sipas një plani të detajuar, që nis me personelin shëndetësor. Mjekët dhe infermierët janë kategoria e parë që kryejnë vaksinimin falas kundër gripit, ndërsa vaksinimi do të vijojë më pas me edukatorët, arsimtarët, të moshuarit të sëmurë kronikë, fëmijët 2-5 vjeç, sipas përcaktimit të Institutit të Shëndetit Publik”, tha Ministrja./TCH

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *