Vaksinat e gripit, rritje rekord e prodhimit në botë

Kryesore

Një numër rekord vaksinash gripi janë prodhuar nga kompanitë farmaceutike në botë për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që autoritetet shpresojnë të evitojnë një krizë në spitale të shkaktuar nga një rikthim i covid 19 në dimër.

Prodhimi është rritur me 11 për qind vetëm në SHBA me një total prej 194-198 milionë dozash që do të prodhohen këtë sezon sipas qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve. Rrjeti gjigant i farmacive CVS, ku vaksina është e disponueshme pa recetë mjeku, ka porositur dy herë më shumë doza se në 2019 ose 18 milionë të tilla. Prodhuesit ndërkohë presin 15 deri në 20 për qind rritje të prodhimit.

Kemi patur një rritje të madhe të kërkesës për vaksinën e gripit nga klientët tanë – tha Michael Greenberg, drejtor mjekësor për vaksinat në Amerikën e Veriut në Sanofi Pasteur që është një nga tre prodhuesit më të mëdhenj në botë. Gripi i ka marrë jetën rreth 62 mijë njerëzve në SHBA vitin e shkuar. Duke ndihmuar në mbajtjen të lirë të shtretërve në spital, vaksinimi për grip shihet si një nga masat kryesore të shëndetit publik për të zbutur peshën e koronavirusit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *