Varianti më i ri i Covid mund të jetë më vdekjeprurës

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Varianti i ri i koronavirusit që është shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë më vdekjeprurës. Kështu ka deklaruar Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson.

Këto të dhëna janë evidentuar nga një grup ekspertësh, të cilët kanë informuar qeverinë britanike. Studimet kanë treguar se varianti i ri i koronavirusit mund të përhapet me lehtë dhe më shpejt.

“Përveç përhapjes më të shpejtë, tani ka prova që varianti i ri mund të shoqërohet edhe me një shkallë më të lartë vdekshmërie”, theksoi Kryeministri Johnson.

Patrick Vallance, epidemiologu kryesor i qeverisë britanike, u shpreh se provat mbi vdekshmërinë nuk janë ende të forta. Sipas studimeve, varianti i ri i koronavirusit duket të jetë 30% më shumë vdekjeprurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *