Varri i Shkëlzenit, qindra qytetarë vizitojnë malin e Tropojës

Lajme

I ngritur në 2400 metra mbi nivelin e detit, mali i Shkëlzenit në Tropojë mban mbi vete varrin e të shenjtit me të njëjtin emër.

Është bërë destinacion kryesor për qytetarë të shumtë të Tropojës, Kukësit, Hasit, Pukës por edhe nga Kosova, në këto ditë të nxehta vere.

Është pjesë e Bjeshkëve te Nemuna. Ngjitja e kësaj Maje është me vështirësi të konsiderueshme. Por banorë të shumtë që ngjiten në majën e tij, duket se nuk e ndjejnë lodhjen.

Ky vend i shenjtë ka krijuar besim të madh te cdo njeri duke i qetësuar ata shpirtërisht .

Pas ritualeve të njerëzve te varri i Shkëlzenit, bashkia e Tropojës organizoi një aktivitet me këngë e valle. Merrnin pjesë klerike të shumtë nga Shqipëria dhe Kosova. Merrnin pjesë dhe prefekti i qarkut Kukës Zenel Kucana, kryetari i bashkisë Tropoje Besnik Dushaj .

Ka hapësira të mëdha dhe pamje, ky vend shprese dhe qetësie shpirtërore për njeriun është një vend ku shikon bukuri të mëdha natyrore. Qytetarë me probleme, halle dhe sëmundje të ndryshme kalojnë natën pranë këtij vendi të shenjtë.

Pasi kalojnë përreth varrit puthin pllakën e vendosur mbi të, në fund në shenjë respekti hedhin në kuti edhe një sasi parash.

Vetëm një vit më parë për të shkuar drejt këtij vendi u bë e mundur edhe hapja e rrugës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *