Vdekja e Hajdaragës, Ilir Kulla mesazh socialistëve: Lëreni të qetë tani, për 5 vjet nuk i dhatë një kafe

Kryesore Politikë

Analist dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla, ka ironizuar socialistët të cilët kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mikut të tyre Luan Hajdaraga. Përmes një postimi në Facebook, Kulla shkruan se këta që bëjnë sikur i dhimbet sot, e lanë rrugëve paçka se kanë 5 vjet në pushtet, ndonëse ishte anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS.

“Iku nje mik i mire! Keta qe bejne sikur i dhimbet sot e lane rrugeve packa se kane 5 vjet ne pushtet ndonese ishte anetar i Asamblese Kombetare te PS. Duke qene dinjitoz pavaresisht mbipeshes e shendetit te komplikuar ai merrte veturen dhe shkonte nga Tirana ne Struge cdo jave per te dhene leksione fale mundesise qe i kishte krijuar Ramiz Merkaj. Ne nje nga keto dite teksa drejtonte veturen ne kufi pesoi iktusin qe me vone i mori jeten. Lereni te pushoje i qete Laken te pakten tani sesa ishte i gjalle as nje kafe nuk i jepnit pa lere gje tjeter”, shkruan Ilir Kulla.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *