Vdekja e Luan Hajdaragës, Ish-deputetja: Nëse dikur diku hasemi sërish, kam me ta …

Kryesore Politikë shtojca

 

Ish-deputetja socialiste, Ledi Shamku, i ka dedikuar disa fjalë të ndjera largimit të papritur nga jeta e ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga. Nëpërmjet një statusi në facebook, Shamku shprehet se Hajdaraga do mbahet mend për një politikan të urtë dhe që nuk i ngatërroi asnjëherë hatret personale me detyrat dhe pasionet qytetare.

Statusi i Shamkut:

Paç n’atë jetë shtegun e bardhë aq sa e pate faqen e bardhë n’kët jetë, i dashur Luan Hajdaraga. Kam me t’kujtu si politikanin e urtë e mik të të rijve, virtyt fort i rrallë ky i fundit në habitatet partiake.

Të pata në çdo tryezë për Programin e Arsimit nga 2007 e deri në 2013, e iu përgjigje çdo ftese timen me dashamirësinë e atij që s’i ngatërroi hatret me pasionet qytetare. Koha është njësi e pafundme, Luan, e nëse dikur diku hasemi sërish, kam me ta përsërit falenderimin tim.Për sot po mundem veç me të thanë: shko n’paqë mik e të qoftë i lehtë moti, stina e lëndina!

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *