Vdekja e shqiptarit, flasin fqinjët në Vlorë: Shpëtoi fëmijët dhe gruan, donte të ndihmonte grekët

Kronike Lajme

Vdekja e shqiptarit, flasin fqinjët në Vlorë: Shpëtoi fëmijët dhe gruan

Pas lajmit se 59-vjeçari, Viktor Ceka, nga Narta e Vlorës humbi jetën në zjarret masive në Greqi, Report Tv ka siguruar dëshminë e fqinjëve të viktimës, të cilët kanë treguar se viktima Viktor Ceko, njihej si një njeri shumë punëtor.

“E njoh si njeri të rregulltë, si njeri punëtor. Ka punuar në kooperativë. Ai vajti tek zjarret, nxorri fëmijët edhe gruan, vajti brenda në shtëpi të merrte diçka tjetër, aty e qëlloi flaka. Shtëpia u dogj e gjitha, kishte një fermë të vogël se ishte punëtor i madh”,- Fqinjët në Vlorë

Një tjetër fqinj ka rrëfyer se Ceko që prej vitit 1991 jetonte në Greqi. Fqinjët kanë shprehur shqetësimin e tyre për familjarët dhe kanë treguar se viktima kur ra zjarri ishte kthyer në banesë të ndihmonte një grua greke që e kishte burrin invalid.

“Viktori si gjithë të tjerët, e kapi zjarri, u kthye për të ndihmuar një grua greke, se e kishte burrin invalid. Gruaja i tha “ Viktor, kthehu se do digjesh”. Ne ishim në dijeni të djegies se kemi folur 2-3 ditë.

Tani e morëm vesh, jemi shumë të shqetësuar për gruan dhe fëmijët. Viktori ishte djali më i mirë në lagje, punëtor. Kjo është shtëpia ku ka lindur dhe u rrit deri në vitin 1991.”, thane fqinjët e viktimës Viktor Ceko në Vlorë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *