Vdekja misterioze e shqiptarit Pëllumb Marnikollajt, Greqia arkivon dosjen

Kronike Kryesore Lajme Rajon Rrotull

Dy vite me pare ishte nje ngjarje qe tronditi Greqine, shqiptari Pellumb Marknikollaj u vra ne rrethana misterioze ne ambientet e komisariatit te policise ne Ano Patisias. Policia e kishte thirrur ne komisariatit, procedure ligjore, por lajmi me pas se Marknikollaj u vetvra. Ky ishte versoni i policise greke, ndersa familjaret u shprehen se kur terhoqen trupin e te ndjerit nga morgu rezultoi se kishte shenjat dhune ne trup dhe ne koke. Per kete ata kerkojne prej dy vitesh drejtesise, por qe eshte mohuar, pasi shteti grek ka mbyllur hetimet e metejshme per kete ceshtje.

Lajmi u be ditur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ketij institucioni ju komunikua nga Monitoruesi Grek i Helsinkit se mbarëvajtja e procesit hetimor dhe gjyqësor për zbardhjen e rastit të dyshuar si torturë nga policia greke, karshi shtetasit shqiptar, të ndjerit Pëllumb Marnikollaj nuk është pozitive.

Avokatët e familjarëve të të ndjerit, i cili humbi jetën në ambientet e një komisariati policie në shtetin Grek, kanë informuar Monitoruesin Grek të Helsinkit se gjyqtari i çështjes i ngarkuar për të realizuar një hetim gjyqësor penal nuk ndërmori ndonjë veprim hetimor por e ktheu dosjen gjyqësore në prokurori, dy vite më vonë, duke rekomanduar që rasti të arkivohet.

KShH, bazuar në këto të dhëna shpreh shqetësimin lidhur me ecurinë e zbardhjes së kësaj ngjarje nga autoritetet e drejtësisë greke, ku shtetasit shqiptarë të dëmtuar apo të dhunuar nga policia, apo familjarët e viktimave të dhunës policore, nuk marrin drejtësinë e merituar. KShH do të vijojë të ndjekë ecurinë e çështjes me ndihmën e Monitoruesit Grek të Helsinkit.

Ngjarja

Më 03. 08. 2016, një 28-vjeçar shtetas shqiptar, Pëllumb Marnikollaj vdiq në rrethana misterioze në stacionin policor te Ano Patisias në rrugën Agia Lavra. Versioni i policisë flet për “vetëhedhje” nga kati i dytë të Departamentit të Sigurisë ku 28-vjeçari Pellumb Marnikollaj ishte paraqitur vullnetarisht për t’iu referuar “paraqitjes” së tij në bazë të vendimit të gjykatës e cila i kishte dhënë pafajësinë me kusht, të drejtë paraqitje ne rajonin e policisë.

Policia greke doli me një deklaratë mbi incidentin e mësipërm vetëm më 18 gusht, pra 15 ditë pas vdekjes së Marnikollajt, i cili u transportua ne spitalin shtetëror “Erithro Stavro” ku në të njëjtën dite më 03. 08. 2016 ndërroi edhe jetë në spital.

Babai i Pëllumbit, Nikoll Marnikollaj ngiti dyshime dhe hodhi akuza mbi policinë greke. Sipas tij kur ka tërhequr trupin e të birit nga morgu ka gjetur shenja dhune. AI kërkoi hetim në shtetin grek, madje protestoi edhe para ambasadës së Greqisë në Tiranë.

Nikoll Marnikollaj ishte i gatshëm të dëshmonte pranë Prokurorisë dhe ka kërkuar që të thirret për të dëshmuar për të dhënë informacione, foto dhe çdo gjë që disponohet prej tij dhe familjarëve te tij, për të zbardhur sa me shpejt çështjen, por ai nuk u thirr asnjëherë. Kur kanë kaluar dy vjet nga ngjarja duket se dosja është arkivuar.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *