Vdes doktori që dha alarmin për Koronavirusin

Botë Rrotull

Një lajm i trishtë vjen nga beteja globale për luftën kundër Korona virusit. Mjeku që zbuloi dhe alarmin për virusin e frikshëm ka gjetur vdekjen nga sëmundja e këtij shekulli. Li Wenliang, mjeku i Wuhan që zbuloi gripin vdekjeprurës sipas mediave kineze ka gjetur vdekjen, pasi i vete ishte i prekur nga kjo semundje.
Li Wenliang ishte duke punuar si okulist në Spitalin Qendror Ëuhan kur ai dërgoi një paralajmërim për mjekët e tjerë në 30 Dhjetor.

Policia më pas e vizitoi atë për t’i thënë që të ndalet, pasi autoritetet u përpoqën t’i mbanin lajmet të fshehta, madje ato akuzonin mjekun se po kërkonte të përhapte panik dhe të sillte destabilitet. Sëmundja e mistershme u zbulua si rast të parë më 8 dhjetor, sot rezultojnë 563 të vdekur dhe mbi 28 mijë të prekur nga ky virus.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *