Vdes në rrethana misterioze shqiptari në Itali

Botë Rrotull

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me vdekjen e shqiptarit Alfons Kajani i cili u gjet i pajetë këtë të hënë në makinën e tij në San Severino.

Sipas familjarëve, 33 vjeçari nuk ishte ndjerë mirë mbrëmjen e të hënës dhe për këtë arsye kishte kryer një vizitë në spital, por mjekët nuk gjetën problem serioze  duke e lënë të shkonte në shtëpi.

Në mëngjes i riu është bërë gati për të shkuar në punë. Ka marrë makinën dhe është nisur, por fatkeqësisht nuk është kthyer më.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, avokati mbrojtës i familjes ka nisur hetimet për të parë dokumentacionin në spital në lidhje me diagnozën e shqiptarit, i cili dyshohet se mund të ketë vdekur nga neglizhenca mjekësore.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *