Vdes regjisori i njohur, i shoqi ish-deputetes së PS

Kinema Kryesore Kulturë Slider kryesore

Gjergj Xhuvani, një emër i madh i kinematografisë shqiptare është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare në një spital në Itali. Regjisori dhe skenaristi I mirënjohur vuante nga një sëmundje e rëndë ndërsa u nda nga jeta nga një atak në zemër. Presidenti i Republikës Ilir Meta e cilësoi ngjarjen një humbje të madhe për artin shqiptar.

Regjisori dhe skenaristi i mirënjohur Gjergj Xhuvani është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë ndërsa zemra e tij pushoi në një spital në Itali ku ndodhej duke xhiruar një film të ri.

Sipas mjekëve, regjisori i njohur ka pësuar një atak kardiak në një spital të Romës ku u dërgua pasi shfaqi probleme shëndetësore.

Gjergj Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë. Ai u diplomua në vitin 1986, në Akademinë e Arteve në degën Artet dramatike. Nga viti 1986 deri në vitin 1990, Xhuvani punoi si asistent regjisor dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”. Gjergj Xhuvani ka qenë skenarist i dhjetëra filmave dhe serialeve të njohura për publikun. Ai mbante autorësinë regjisoriale për vepra të tjera kinematografike ndërsa luajti edhe si aktor në filmat Edhe ne luftuam në vitin (1981) dhe Hije që mbeten pas në vitin (1985).

Xhuvani ishte bashkëshorti i aktores së njohur Luiza Xhuvani ndërsa këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’.

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një mesazh në faqen e tij zyrtare shkruan se ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.

Ndërsa i shpreh familjes, miqve e bashkëpunëtorëve të tij ngushëllimet më të thella, Meta thekson se Gjergj Xhuvani la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë.

Për këtë humbje të madhe, pati edhe një mesazh edhe nga kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama ne Facebook:

O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit😥

Sa shumē gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment…

Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri😧

S’kam fjalë…

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *