Vdiq në komisariat, Kthehet në protestë varrimi i të riut nga Korça

Kryesore

Familjarë, të afërm dhe përfaqësues të komunitetit rom protëstuan këtë të premte në Korçë për vdekjen e 27-vjeçarit, Enea Ftoji.

Me pankarta në duar “Lart policisë raciste”, “Duam drejtësi” e të tjera, ata kërkojnë që përgjegjësit e vdekjes së të riut të përballen me ligjin.

Familjarët dhe të afërmit akuzuan policinë për dhunë ndaj të riut, që ishte shoqëruar në Komisariatin e Korçës si i dyshuar për disa vjedhje.

Pas marrjes në pyetje në Komisariat, i ndjeri do të duhej të dilte në gjyq, por në vend të kësaj ka përfunduar në morgun e qytetit.

Familjarët mundën të fotografojnë 27-vjeçarin në sallën e morgut, ku iu nënshtrua autopsisë. Në foto dallohen disa shenja dhune në pjesën e syrit të djathtë.

Enea Ftoj, 27 vjeç një ditë më parë ndërroi jetë në ambientet e Komisariatit të Korçës por ndërsa policia njoftoi zyrtarisht se vdekja ishte për shkaqe natyrale familjarët e tij e kundërshtuan këtë fakt duke dëshmuar se ndaj tij ishte ushtruar dhunë.

Lajmin për vdekjen e tij familjarët e mësuan në ambientet e gjykatës ku do të zhvillohej seanca për vendosjen e masës së sigurisë ndaj 27-vjeçarit i cili akuzohej për vjedhje me dhunë.

Në familjen e të riut janë hapur dyert e mortit. Mes varfërisë dhe mjerimit Mimoza, nëna e 27-vjeçarit tregon se lajmin për vdekjen e djalit e mësoi në gjykatë.

“Vajtëm pardje, i shpumë cigare dhe bukë, vajtëm të dyja me nusen. Ata na thanë ik se po fle. Dolëm nga muri e thirrëm o Enea, dhe Enea hiç. Shkuam në gjykatë, pa prezencën e Eneas tha se ka ndërruar jetë në burgjet e policisë tha. Ikëm ne me vrap”, thotë ajo.

Babait të Eneas i cili do të rriëe tani dhe 3 vajzat jetime 10 muajshe, 4 dhe 5 vjeç të të birit kërkon drejtësi.

“Kush ma vrau këtë djalë mua. Ishte goditur, policia. Unë akuzoj policinë”, thotë babai i të ndjerit, Tomori.

Entela me të cilën ishte martuar 7 vite më parë kur ajo ishte ende e mitur, tregon për shenjat që pa në trupin e pajetë të bashkëshortit.

“I flisja nga muri, i thashë vetëm kaq, Enea pse të morën o Enea. Bëra një gabim Entel tha, e meritoj dënimin tha. Po të rrahur që më kanë bërë tha, më kanë bërë copë moj Entel tha.

Kush të bëri copë o Enea i thashë? Alqi me Kreshnikun tha. Unë i kam sjellë metadon i thashë, përse po ia bëni këto ilaçe? Kishte tre shenja gjilpëre në qafë, e kishte mavi, kurrizin mavi, pjesën e krahut të goditur komplet”,- thotë bashkëshortja e Eneas, Entela.

Për familjen Ftoj vdekja e Eneas i cili ishte më i madhi i tre fëmijëve kjo ngjarje nuk mund të kalojë në heshtje. Do të vazhdojnë ta ngrenë zërin derisa të fitojë drejtësia.

http://lapsi.al/wp-content/uploads/2018/05/WhatsApp-Video-2018-05-18-at-16.18.39.mp4?_=1

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *