Veliaj: Opozita po bën një betejë bajate, kemi ndërprerë përkohësisht projektet në bashki

Lajme Politikë

“ Prokurimet janë ndaluar që pardje, opozitës i ka humbur sensi i kohës, nga dje kemi vetëm prokurime emergjente, projektet që kanë qenë para kësaj situate janë ndërprerë. Një tjetër lajm i rremë për Gardën, opozita kur ka qenë në pushtet, kur kanë pas e kanë bërë rrush ë kumbulla, ata ngatërrojnë cfarë është bërë janar e shkurt, me cfare u bë tani, është një betejë bajate”, u shpreh Veliaj, në një lidhje të drejtëperdrejtë me TvT, duke përgënjeshtruar sipas tij, faktin se sipas PD, te Kopshti Zoologjik, do të ketë kulla, sipas projektit te bashkisë.

Kryetari i bashkisë, lidhur me situatën e koronavirusit, u shpreh në përkrahje të vendimit të KM për faljen e qirave për bizneset e vogla nga ana e bashkisë.

“Të gjitha lokalet dhe dyqane fruta perimesh marrin me qira hapësira. Vendimi ynë shkon pë rata që nuk kanë pasur punë. Vendimi i KM për bizneset që janë të vogla është vendimi i duhur. Zëre se është një muaj që e kanë pasur qiranë bosh. Nëse mendoni që sakrificat ti bëjë shteti, hajde ta bëjmë të gjithën me subvencione. Dalja e vendimit të qeverisë noterizoi atë që shpirti tirons e bëri”.

Veliaj,bëri të ditur poashtu se janë anuluar pagesat e qirave të banesave sociale të cilat janë nën administrimin e bashkisë për muajin mars dhe prill, dhe në rast nevoje, do të falet edhe muaji maj.

Në këtë komunikim të drejtëpërdrejtë, kryetari Veliaj, u zotua se deri në përfundim të situatës emergjente që lidhet me koronavirusin, i gjithë lidershipi i bashkisë, do të punoj pa të drejtë page mujore.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *