Veliaj reagon ndaj PD: Protesta për teatrin, punë kalamajsh

Kryesore Lajme Politikë

Protestat kundër teatrit të ri kombëtar, kryebashkiaku Veliaj i quajti përpjekje të dëshpëruara të kalamajve që drejtojnë sot opozitën.

 

“Arsyeja pse teatri po sulmohet kaq shumë është e thjeshtë: e dinë që po iu fut një pune qeveria e bashkia, do ta “qajnë” atë punë, siç me këndin e lojërave te Liqeni, Parkun Olimpik, Bulevardin e Ri, Sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri etj. Në fakt, kjo është një përpjekje e dëshpëruar e ca kalamajve që drejtojnë sot opozitën, të cilët e dinë që teatri i ri do të jetë një vepër spektakolare, 8 herë më i madh në tokën e vet, e sigurisht, do të marrë çmime. Ata i druhen faktit që për 4 vite nuk bënë asgjë në Tiranë dhe e dinë që gjëja tjetër ku qeveria e bashkia do vërë dorë, do jetë një mrekulli. Kjo i shqetëson”

 

I papranueshëm sipas Veliajt, është edhe sulmi që opozita i ka bere arkitektit danez të teatrit.

 

 “Jam i ndërgjegjshëm që në Tiranë ka politikanë me rezidencë në Holandë, por ama sillen si ballkanas 500 vite të prapambetur. Kur një ‘politikan holandez’ i thotë një arkitekti danez s’të lë të futesh në Shqipëri, i ngjan një kalamani të llastuar të një lagje tipike tironse, që nuk lë askënd të vijë nga lagjja tjetër e të luajë tek lagjja e tij. Fatkeqësi e opozitës, që ka kalamaj për drejtues, ndërkohë fat për Tiranën që është zgjuar nga gjumi, që ka një qeveri e një bashki në krye të punëve për të ecur përpara. Siç po vazhdojmë me korsitë e biçikletave, do vijojmë me teatrin e ri, me korsitë e dedikuara të autobusëve, me ndërhyrjet në Ujësjellës”.

Deklaratat Veliaj i beri teksa inspektoi punimet për ndërtimin e korsive të biçikletave ne rrugën e Kavajës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *