Vendimi/ Austria mbyll 7 xhami dhe dëbon 40 imamë, tërbohet Turqia

Botë Kryesore Rrotull

Austria do të mbyllë shtatë xhami dhe do të dëbojë 40 imamë, njoftoi kancelari Sebastian Kurz.

Gjatë një konference me zëvendëskancelarin Heinz-Christian Strache dhe ministrin e Çështjeve të BE-së Gernot Blumel, Kurz tha se ky hap është pjesë e masave ndaj “islamit politik”.

Kurz tha se hetimet mbi disa xhami dhe shoqata të kryera nga Ministria e Kulturës dhe ajo e Brendshme kanë përfunduar dhe se aktivitetet e shtatë xhamive kanë rezultuar të ndaluara, prej të cilave njëra i përket Bashkësisë Islame-Turke (ATIB).

Kancelari austriak shtoi se imamët do të deportohen për shkak të financimit të huaj.

Kurz tha se lëvizjet erdhën pas një hetimi nga autoritetet e çështjeve fetare në imazhet që dolën më parë këtë vit të fëmijëve në xhami të mbështetura nga turqit duke proklamuar betejën e Luftës së Parë Botërore në Gallipoli, raportoi “Hurriyet”.

“Shoqëritë paralele, islami politik dhe radikalizimi nuk ka vend në shtetin tonë”, tha Kurz.

Fotot të botuara nga javorja “Falter”, tregojnë disa djem të rinj me uniforma të maskuara që marshonin, përshëndetën, valëzonin flamujt turq dhe pas luanin me të vdekurit.

Xhamia në fjalë u drejtua nga organizata e Shoqatave të Kulturës Turke-Islamike (ATIB), me seli në qytetin gjerman të Këlnit dhe një degë e agjencisë turke Diyanet për çështjet fetare.

Ndërkohë ka ardhur menjëherë reagimi i ashpër i Turqisë

Zëdhënësi i qeverisë turke Ibrahim Kalın tha se  qëllimi prapa vendimit për mbylljen e 7 xhamive në Austri është përfitimi politik duke i margjinalizuar komunitetet muslimane.

“Mbyllja e 7 xhamive dhe deportimi i imamëve nga Austria me arsyetime jobindëse është një nga rezultatet e valës raciste antiislame në këtë vend”. tha Kalim

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *