Vendimi i qeverisë, pagat dhe shtesat për ushtarakët, pilotët dhe inxhinierët

Kryesore Slider kryesore Sociale

 

 

Vendim

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESANË VENDIMIN NR. 224, DATË 21.3.2017,TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËRTRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESAMBI PAGË TË USHTARAKËVE AKTIVËTË FORCAVE TË ARMATOSURA TËREPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, tëpikës 2, të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 24.3.2011,“Për kompetencat për caktimin e pagave dhe tëshpërblimeve”, të nenit 20, të ligjit nr. 9210, datë23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave tëArmatosura  të  Republikës  së  Shqipërisë”,  tëndryshuar, dhe të ligjit nr. 99/2018, “Për buxhetine vitit 2019”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Në vendimin nr. 224, datë 21.3.2017, tëKëshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet dheshtesat, si më poshtë vijon:
  2. a) lidhja nr. 1, “Paga bazë sipas gradës dheviteve të shërbimit për ushtarakët aktivë të Forcavetë Armatosura”, që përmendet në pikën 2, tëvendimit, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtinnumër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimidhe është pjesë përbërëse e tij;
  3. b) lidhja nr. 3, “Masa e shtesës për kushte tëveçanta pune e shërbimi për ushtarakët aktivëfluturues të Forcave të Armatosura”, që përmendetnë shkronjën “a”,  të  pikës  5,  të  vendimit,zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe ështëpjesë përbërëse e tij;
  4. c) në fund të shkronjës “a”, të pikës 5, shtohet një paragraf me përmbajtjen, si më poshtë vijon: “Shtesën e përcaktuar në lidhjen nr. 3, përemërtimin e funksionit/specialitetit  “Pilot”,  e përfitojnë ushtarakët aktivë të personelit fluturuestë Forcave të Armatosura, që plotësojnë kriteret emëposhtme:- të jenë të emëruar në funksionin organik, kuspecialiteti i përcaktuar në TOP-in e strukturës tëjetë “Pilot (PL-1530)”;-  të  jenë  të  certifikuar  për  ushtrimin  eprofesionit “Pilot”;- të jenë brenda normave të gatishmërisë përushtrimin e profesionit “Pilot”.”.

ç) lidhja nr. 5, që përmendet në shkronjën “c”,të pikës 5, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtinnumër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimidhe është pjesë përbërëse e tij;

  1. d) në pikën 7, në paragrafin e fundit, fjalët “…dhe Ministrisë së Financave …” shfuqizohen.
  2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi ikëtij vendimi, të  përballohen  nga  fondet  emiratuara për këtë sistem për paga dhe sigurimeshoqërore si dhe nga fondet për politikat e reja tëpagave, të miratuara në ligjin nr. 99/2018, “Përbuxhetin e vitit 2019”​.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në FletorenZyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1prill 2019.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *