Vendimi/ Rama përjashton deputetin e PS të Kurbinit, ja arsyeja

Kryesore Lajme Politikë

 

Kryeministri Edi Rama përjashton dpeutetin e PS-së, Gjetan Gjetani. Këtë deklaratë kryesocialisti e bëri në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së, duke e dënuar deklaratën që deputeti Gjetan Gjetani bëri në lidhje me dy vrasjet në Mamurrras.

“Nuk e pashe sot ketu deputetin e PS dhe ka bërë mirë që nuk ka ardhur në mbledhjen e PS-së, sepse bëri deklaratë skandaloze në lidhje me policinë. Ai nuk ka lënë gjë pa bërë për emërime, edhe për shefa komisariatesh. Ai ka bërë presione për vende pune, shantazhe donte edhe emërime në shefa komisiariatesh. Nuk e meriton PS-ja këto e shumica e shqiptarëve që të marrin kosto të tilla. Deputeti i PS i Kurbinit duhet përjashtuar nga PS. Nuk ka bërë asnjë punë por ka shantazhuar dhe ka bërë presion dhe kërkon ekskluzivitet për të vënë shefa policie në Kubrin. Dhe bën një deklaratë pocaqi aty e më pas del dhe flet kundër punës së Policisë së Shtetit., ai nuk duhet të jetë më në PS. Duhet të jetë mësim për deputetet për të ndarë njëherë e mirë punën nga futja e hundëve nga ndërtimi i shtetit. Se faturat e hajdutëve në hipoteka që janë futur me mbështetje politike dhe farefisnorë nuk i marrin ata që ndërhyjnë por i merr PS

”, theksoi Rama.

Më tej ai shtoi se nuk na duhen njerëz të tillë, më mirë të humbim pushtetin se sa të kemi njerëz të tillë.

Gjetan Gjetani bëri një deklaratë të fortë kundër policisë në Mamurras, duke deklaruar se nëse nuk merren masat do të dilte vetë në protestë.

Përmes një statusi në Facebook, deputeti Gjetani hedh akuza të forta ndaj shefave të policisë, duke i quajtur ata ordinerë, të paaftë dhe të korruptuar.

“Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin, më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që në Kurbin, mos ndihemi të sigurtë. Eksploviz, kërcënim me armë dhe vrasjen e dy të rinjve tregon që policia është hallkë shtetërore shumë e paaftë.

Kjo tregon se në Kurbin kanë sjellë oficerë dhe drejtues policie të paaftë, të korruptuar dhe ordinerë.

Si deputet i kësaj zonë kam pas ankesa të shumtë nga qytetarët të cilat do ti bëj publike në parlament.

Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me ministrin e brendshëm dhe nqs nuk do të marrë masa për pastrimin e komisariatit të policisë Kurbin, unë i pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kurbinit pa marrë parasysh ngjyrat politike”, shkruan deputeti.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *