Vetëtima goditi të shtunën edhe Kullën e Sahatit në Tiranë, por…

Kryesore shtojca Sociale

Në mëngjesin e të shtunës Tirana u godit nga një tjetër stuhi shiu dhe vetëtimash. Megjithëse nuk pati dëme në jetë njerëzish dhe materiale, vetëtimat sollën jo pak panik te qytetarët. Madje njëra prej tyre mësohet se goditi edhe një prej simboleve identifikuese të Tiranës, Kullën e Sahatit. Lajmin e bëri të ditur sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se një prej vetëtimave që ranë të shtunën në mëngjes shkarkoi edhe mbi Kullën e Sahatit duke nxjerrë atë përkohësisht jashtë përdorimit. Gjithsesi Veliaj bëri të ditur se ndërhyrja e ekipeve të bashkisë ishte e menjëhershme dhe dëmi i shkaktuar u riparua.
“Para disa ditësh ne patëm një rrebesh shiu në Tiranë. Ra shi aq shumë sa bie në një muaj shirash. Nga qindra vetëtimat që ranë në Tiranë goditën dhe Sahatin. Por është punuar gjithë natën dhe sot është rregulluar. Nuk e vutë re se sot ishte prapë në punë. Ndaj pyetja nuk është si panikohemi, por sa shpejt ngrihemi kur rrëzohemi”, tha Veliaj në fjalën e tij.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *