Vetëvrasjet e Covid, përplasje të forta Rama, Meta dhe opozita. Presidenti: Ku e ke shëndetësinë falas

Kryesore Lajme Politikë

Vetëvrasjet, shtimi i numrit të të vdekurve nga Covid ka sjellë perplasje te forta mes drejtuesve kryesorë të shtetit, kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Meta. Ne kete beteje deklaratash te leshuara nepermjet rrjeteve sociale eshte perfshire edhe Partia Demokratike, me ane te sekretarit te Pergjithshem te PD-se, Gazment Bardhi.

Presidenti Ilir Meta kerkoi marrjen e masave, pasi situata e Covid po behet serioze,

Postimi i pare i Metes

Në mungesë të një plani dhe strategjie konkrete për të përballuar përhapjen masive të pandemisë COVID-19, të reflektuar me shtim çdo ditë të numrit të qytetarëve të infektuar, fatkeqësisht edhe të humbjeve në jetë, sistemi shëndetësor rrezikon të zhytet në kolaps të thellë, me pasoja tepër të rënda për shëndetin e qytetarëve.

Në këto kushte, është tepër e domosdoshme të shtohet masivisht numri i testimeve, si një mjet efikas për gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga COVID-19.

Për këtë qëllim të miratohet pa vonesë edhe një plan koordinimi i qartë dhe transparent me sistemin privat, për të bashkuar të gjitha energjitë dhe kapacitetet e duhura. Thelbësore gjithashtu është vënia në efiçencë të plotë të mjekut të familjes, shtimi i stafit mjekësor dhe atij mbështetës, si dhe planifikimi i buxhetit të duhur në ndihmë të tyre.

I bëj thirrje Qeverisë të bëjë çdo përpjekje për rimbursimin e plotë të shpenzimeve, veçanërisht të pacientëve që mjekohen në banesë, të familjeve me ndihmë ekonomike dhe të pensionistëve.

Reagimi i Rames
Nuk ka vonuar reagimi i kryeministri Edi Rama, i cili kerkoi qe te mos behet politike me keto ceshtje dhe se pergjigjen do ta marrin me 25 prill.
“Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!”, shkruan Rama.

Reagim i Metes
Pas postimeve në twitter të kryeministrit Edi Rama ka reaguar sërish presidenti Ilir Meta. Në postimin e tij në ‘facebook’, Meta shkruan se jetët e humbura po shtohen.

Gjithashtu presidenti shkruan se duhet të rimbursohen pacientët të cilën mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me Covid-19.

Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë! Jetët e humbura po shtohen çdo ditë!

Shto testimet! Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19! Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID! A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar COVID-19? A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas?

Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët”, shkruan Meta në ‘facebook’.

Përplasja e tyre për çështjen e situatës së pandemisë së koronavirusit vazhdon prej ditësh midis kryeministrit dhe presidentit.

Reagimi i  Rames
Por nuk ka vonuar reagimi i Rames qe i kujton opozites se po ben politike me vetvrasjet, duke i sjelle shembullin e Italise, ku numri i vetvrasjeve eshte me i larte, por politika nuk merret me kete ceshtje.
“Ilir, infektimet dhe humbjet e jetës po shtohen fatkeqësisht kudo në botë, pavarësisht nga testimet e nga dënglat e tua, Lulit, Monikës e Saliut! Sot në Itali kanë humbur jetën aq sa Shqipëria gjithsej. Krahasuar me numër popullsie i bie që duhet të kishim 30 vdekje në ditë!”, shprehet Rama.
 Ndersa Gazment Bardhi ketyre deklaratave iu kunderpergjigj: Vetëm një hajdut i pashpirt si ti mund ta quaj normale vdekjen e qytetarëve. Edhe sa njerëz duhet të vdesin vetëm e vetëm se ti refuzon të ndalesh vjedhjen dhe t’i çosh paratë për paisje mjekësore, për shtim të stafit dhe kapaciteteve mjekësore dhe për të ndihmuar qytetarët të blejnë ilaçet e shtrenjta anti COVID?
Me heret Bardhi kishte kte status ne rrjetet sociale:

Rama nxorri sot një video-propagandë ku pretendon se gjithçka është në rregull në spitalet tona. Atëherë pse hidhen pacientët nga dritarja? Pse dergjen të sëmurët me orë nëpër ambulanca kur në spitale paska vend? Pse nuk ka staf mjekësor për të gjithë? Pse detyrohen shqiptarët të paguajnë miliona për trajtim në shtëpi? Rama, gënjeshtrat e tua nuk i beson askush.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *