Vetingu/ Gjyqtarja Fana 15 vite larg sistemit të drejtësisë, shkarkohet prokurori Hoti

Kronike Kryesore Lajme

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të ndryshojë vendimin e KPK për ish-gjyqtaren Mirela Fana.

Sipas këtij vendimi, Mirela Fana nuk mund të emërohet gjyqtare, prokurore ose në një nga institucionet e drejtësisë për 15 vjet.

Komisioneri Publik: Mirela Fana t’i nënshtrohet vettingut, ka statusin magjistrate

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u shqyrtua ankimimi i Komisionerit Publik për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, për të cilën KPK vendosi të pushojë procesin e vettingut.

Sipas Komisionerit Publik, Fana ka dhënë dorëheqjen për studime të thelluara akademike dhe paçka se është dorëhequr, ajo gëzon sërish statusin magjistrate.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa: Me këtë status zonja Fana përfiton çdo të drejtë. Ajo gëzon statusin e gjyqtarit dhe i nënshtrohet procesit të rivlerësimit. Ajo ka bërë vetë dorëheqjen si gjyqtare në Gjykatën e lartë, por jo dorëheqje nga statusi i magjistratit.  

Po ashtu Komisioneri Publik tha se kur të mbarojë mandatin KPK, zonja Fana ka të drejtën të paraqesë kërkesë për tu rikthyer në sistem, këtë herë si gjyqtare e Apelit.

Shkarkimi i prokurorit Hoti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e e Apelit të Durrësit Bujar Hoti.

Vendimi u mor pas hetimeve të zhvilluara nga komisioni i  përbërë nga anëtarët Lulzim Hamitaj, Olsi Komici dhe relatorja Brunilda Bekteshi.

Sipas KPK, nga hetimet rezulton se Bujar Hoti ka probleme me pasurinë.

Ndërkohë, avokati i Hotit, Julian Mërtiri tha se vendimin e KPK do ta ankimojnë.

Seanca dëgjimore u zhvillua në 6 shtator

Sipas relatores Bekteshi prokurori Hoti, ka deklaruar se ka në pronësi një apartament banimi 157 m2, dhe shtesë 30 m2, në qytetin e Durrësit, me vlerë 4 milionë e 400 mijë lekë, i blerë me kredi.

Një automjet tip Audi A4, blerë për 6500 euro, një tokë arë 4 mijë m2 në Spitall në Durrës, fituar nga ligji 7501, një zyrë noteriale me sipërfaqë 41.3 m2 dhe një shtesë prej 19.6 metra katrorë.

Për njërin nga fëmijët e Hotit është paguar një tarifë për shkollimin në Universitetin e Oxfordit, në Angli.

Nga hetimit të KPK-së, ka rezultuar se apartamenti në pronësi të Hotit prej 157 m2 është porositur në vitin 2004, për një vlerë prej 70 mijë euro.

E njëjta gjë ka rezultuar edhe për një garazh, kontrata për të cilin është revokuar.

Ndërsa për apartamentin prej 157 m2 ka paguar 68 mijë euro.

KPK ka arritur ne konkluzionin se, Hoti ka kryer deklarim të një çmimi fiktiv shitjeje për këtë apartament. KPK ka thënë se përsa i përket 4 mijë m2 tokë në Spitall, Durrës, familja e Hotit është larguar nga Qerreti në Durrës që në vitin 1990 dhe sipas ligjit, nuk duhet të përfitonte më tokë, pasi ka përfituar një banesë në Durrës.

Gjithashtu, KPK sqaron se toka nuk është tokë bujqësore, pasi ndodhet shumë pranë detit. Ne lidhje me këtë fakt KPK ka kërkuar informacion nga prefektura, por ende nuk është marrë një përgjigje.

Vete Hoti dhe avokati, i tij kanë pretenduar se pasuria e tij eshte e justifikuar duke kërkuar konfirmimi ne detyre.

Edhe përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Teo Jacobs, ka replikuar me prokurorin Hoti, ku i ka thënë se prokurori, po përpiqet të shesë nje skenar panelit të KPK-së.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *