Vetingu në politikë, Rama: Gati të ulem me Bashën. T’i ndajmë me libër shtëpie, por ka një kusht

Kryesore Lajme Politikë

Kryeministri Edi Rama thotë se është dakord me PD-në me nismën për vetingun e politikanëve. Dhe se është gati për tu ulur në tryezë me kryetarin e PD-së për këtë çështje. Por gjithashtu Rama ka bere te ditur nje kusht, i cili eshte mos prekja e Vettingut ne Drejtesi. Ai shtoi se nuk eshte njohur me propozimin e PD, por ka shtuar se “larg qofte nese kerkohet te behet nje veting i tille nga nje komision bipartizan”.

“S’jemi këtu për të mundur Lulin. Meqë ra fjala tek Luli po bën po atë gabim që bëri. Normalisht që atyre që janë mbi 18 vjeç u lejohen gabime të reja por të përsëritshme nuk është shenjë e mirë. Por unë jam shumë dakord për vetingun.

Jam gati. Shyqyr që u katandis Luli ta bëjë këtë punë por e gjithë çështja është se kjo të mos jetë e lidhur me reformën në drejtësi që të kthehet mbrapsht reforma në drejtësi. Ai vetingu tjetër do vazhdojë. Këtë vetingut që i ka lindur në zemër Lulit unë jam gati. E jam gati ta nisim nga unë personalisht. Se nuk besoj se do kërkohet një komision bipartizan ta bëjë këtë punë nuk ma ha mëndja.”

E kemi shumë seriozisht. Kam ngarkuar Taulant Ballen te takon Edmond Spahon, Don Agacin e Bledi Çuçin të komunikojë me Oerd Bylylbashin por vetingun e drejtësisë do e çojmë deri në fund dhe thëllanzat dhe gjithë zogjtë e tjerë do fluturojnë një herë e mirë atë fole dhe ajo fole do bëjë drejtësinë që duhet.

Le ti ndajmë me libër shtëpie, siç me libër shtëpie e kanë bërë politikën në 25 vjet, me libër shtëpie ti bëjmë të gjitha. Kush e ka librin me faqe që mungojnë të fusë librin në sqetull dhe të mos merret më me politikë dhe të qepë gojën. Të tjerët të shpëtojnë njëherë e mirë nga kjo politikë mizerabël me libër shtëpie.

Dua të sjell në vëmendje që po bën po atë gabim që bëri. Normalisht atyre që janë mbi 18 vjet po të përsërisësh po atë gabim nuk është shenjë maturie. Në element pozitiv ishte dje. Vettingu i politikanëve. Ky ka qenë një problem kryesor me opozitën. Vettingu i gjyqtarëve e prokurorë. Procese gjyqësore janë mbyllur me raporte mjekësore se ska patur drejtësi. Vettingun e bën populli me votë dhe drejtësia. Unë them që cdo instrument i ri i mundëshëm që bën transparencë për mua të parin, gruan time, për tokat e gruas time, pallatin e gruas, tenderat e baxhanakut tim kunatin, fëmijëët e mi është një instrument që duhet të na vlejë. Cizmja e PD, që nxjerr nga qafa e këpucës. Mirëpo si bëhet kush e vë dorën në zjarr që baxhanaku im ska marrë 15 mln euro tendera? Mbase Taulanti. Atëherë si bëhet? Një instrument që i bën këto më mirë më shpejt, është i mirëseardhur. Unë, presidenti, kunati, gruaja e presidentit, vjehrri vjehrra ime, të gjithë, që të kuptojnë njerëzit që jemi të gjithë njësoj. Kryeministrat e mëparshëm, fëmijët e tyre. Patjetër. Ku udhëtojnë, cfarë bëjnë. Unë jam gati. Cështja është që kjo mos jetë e lidhur me reformën drejtësi, mos kthejnë mbrapsht reformën në drejtësi.
Për këtë vettigun që i ka lindur në zemër Lulit unë jam gati. Se besoj që një komision bipartisan të merrej me këtë punë. Kemi ngarkuar Taulantin me Spahon, Agacin dhe Cucin të komunikojë me Bylykbashin. Ketë e diskutojmë por vetingun tjetër do e cojmë deri në fund dhe fllanzat dhe gjithë zogjtë e tjerë do fluturojnë një herë e mirë nga ajo fole. Jam gati që që nesër të ulemi me Lulin. Ai fillimin e ka me unë nuk ulem po s’ka problem unë do ti lutem që ta bëjmë një herë e mirë këtë punë. Po ta bëjmë me libë shpie. Se si bënë me libër shpie politikën me libër shpie do i ndajmë të gjitha kush e ka librin me faqe që mungojnë të fusi librin në sqetull edhe të qepi gojën”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *