Vetting edhe në Ushtri, kush nuk kalon testimin fizik, ikën

Kronike Lajme

Forcat tokësore përfshirë dhe batalioni special do i nënshtrohet një testimi fizik.

Të gjithë ata që nuk do të kapin normat në mënyrë graduale, do t’ua u lënë vendin nënoficerëve të rinj.

Kjo është bërë e ditur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Kollçaku paralajmëroi ndryshime rrënjësore në batalionin e Forcave Speciale, duke e kthyer vëmendjen nga efektivët e rinj dhe duke i kushtuar rëndësi të veçantë përgatitjes fizike.

“Në shtator –tetor do të bëhet testimi fizik i të gjithë Forcës Tokësore përfshirë edhe batalionin special. Të gjithë ata që nuk do të kapin normat në mënyrë graduale, do t’ua u lënë vendin nënoficerëve të rinj. Ne nuk do të harrojmë dhe nuk do të flakim në rrugë asnjë nga asetet më të mira që kemi në Forcat Speciale, por natyrisht për shkak të moshës dhe pamundësisë fizike, një pjesë e tyre do të vijojnë karrierën në Shkollën e Trupës, në Akademinë e Oficerëve, në Akademinë FA-ve apo në strukturat e kërkim – shpëtimit.”– theksoi gjeneral brigade Kollçaku.

Shumica e efektivëve nuk arritën ta përfundojnë kursin special për shkak të vështirësive dhe stërvitjeve ekstreme që zhvillohen përgjatë 6 muajve, por shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Kollçaku i përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit, duke njoftuar se të gjithë ata që arritën të përfundojnë 3 muaj e parë të këtij kursi, mund të bëhen pjesë e forcave Komando.

Pjesëtarët e rinj të FS

13 efektivë të Forcave të Armatosura u certifikuan si pjesëtarët më të rinj të batalionit të Forcave Speciale.

Ushtarakët e rinj u bënë pjesë e njësisë elitë të Forcave të Armatosura pas përfundimit të kursit të 11-të bazë, të cilin e nisën 50 efektivë, por arritën ta përfundojnë vetëm 13.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *