Vettingu/ Drejt shkarkimit edhe kreu i Kushtetueses, KPK: Dyshime se Dedja…

Kronike Kryesore Lajme

 

Mesa duket jane te pakta shanset qe kreu i Gjykates Kushtetuese, Bashkim Dedja, te kaloje siten e vettingut. Sot u zhvillua seanca e pare ne KPK ku vete gjyqtari nuk ishte i pranishem, por perfaqesohej nga avokati Maks Haxhia. Vendimi per gjyqtarin do te jepet me 13

qershor.

Sipas relatores Xhensila Pine: Kemi kryer hetim per deklarimet e pasurise. Apartament banimi 146 m katror, garazh me vlere 118 mije euro. Burimi: kredi bankare 120 mije euro me afat 20 vjet. Hua pa interes 25 mije euro. Te ardhurat e tij, 35 mije euro bashke me bashkeshorten. Vlera e apartamentit eshte 180 mije euro”.

Mesohet se Dedja ka bere deklarime konfuze ne dy deklarata noteriale. 25 mije euroshin fillimisht ka deklaruar se ia ka marre kunatit, pastaj babait te kunatit. Edhe 15 mije euro hua qe i ka marre vellait eshte e dyshimte. Nga dokumentacioni i dorezuar rezultojne mangesi.

Sipas KPK, vellai i gjyqtarit, ne kohen kur i ka dhene 15 mije euro borxh, i ka blere Dedes nje apartament 40 mije euro me kredi.

Probleme te verejtura per gjyqtarin Dedja ka edhe me nje apartament tjeter ne Tirane, blere ne 1997 me vellane. Sipas KPK, gjyqtari nuk ka pasur mundesi ta bleje ne ate vit.

KPK tha se “Bashkim Dedja ndryshoi deklarimet per kete apartament, fillimisht ka thene se eshte i veti dhe pastaj qe e ka blere me vellain”. Ne lidhje me nje apartament tjeter ne Golem qe e perdor gjyqtari del qe eshte ne emer te vellait tjeter qe jeton ne Diber ka problem gjithashtu. Nga hetimi rezulton se kontrata e OSSHE per apartamentin eshte lidhur ne emer te tij. As vellai edhe as bashkimi skane dhene dot shpjegime per kete gje”.

Avokati Maks Haxhia u shpreh sot ne seance: ILDKPKI ka thene se deklarimet e Dedjes jane te sakta, s’ka fshehur pasurine, s’ka deklarim te rreme ka burime te ligjshme. Vellezerit e Bashkimit kane punuar ne te zeze prej vitesh ne Greqi e vende te tjera dhe te ardhurat e tyre s’jane te deklaruara.

Analiza e deklaratave të pasurisë së Bashkim Dedja- kryetar I Gjykatës së Kushtetuese që përballet me procesin e vetingut të premten, nga viti 2003 deri në vitin 2017.

Avokati i Dedjes, Maskim Haxhia pavaresisht ketyre probleme qe u shfaqen ne pasurine  e kryetarit te Gjykates Kushtetuese, u shpreh besim plote se klienti i tij do ta kaloje pa problem skanerin e Vettingut.

Maks Haxhia tha se Dedja justifikon të ardhurat për blerjen e apartamenteve. Sipas tij, apartamenti në Durrës u ble nga i vëllai, me të ardhurat nga blegtoria, bletaria dhe pemtaria, të ardhura të larta. Haxhia i kërkoi trupës së KPK rikonfirmimin e Bashkim Dedjas në detyrën e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu, Bashkim Dedja disponon edhe tokë arë prej 2 mijë metra katrorë në Dibër, e cila sipas ILDKP është e justifikuar. Në lidhje me pastërtinë e figurës subjekti është i pastër. Pas seancës dëgjimore, KPK është tërhequr për vendim i cili do të bëhet publik në datën 13 qershor ora 09:30.

Karriera

Bashkim Dedja ka lindur në 13 mars 1970 në Dibër dhe është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës në vitin 1993. Nga viti 1993-1996 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas deri në vitin 1998 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Gjatë viteve 1998-2010 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Durrës. Në muajin maj të vitit 2010 Dedja u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe që nga muaji shtator i vitit 2012 është Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Bashkim Dedja nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. Panorama

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *