Gjurma 13/04/2018- 12:42
Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të mos fillojë procedimin penal ndaj ish-gjyqtarit Besnik Imeraj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit referoi ndjekje penale ndaj ish gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Ora News mëson se prokuroria ka dalë në përfundimin se nuk ka elementë të veprës penale në dokumentet e tërhequra nga KPK.
Besnik Imeraj dha dorëheqjen nga procesi i vetingut dhe procesi ndaj tij u ndërpre por dokumentet e grumbulluara deri në këtë moment iu përcollën prokurorisë për hetim penal.
Ditën kur KPK referoi dosjen në Prokurori, Imeraj e cilësoi kallëzimin si sulm politik.
Ish-gjyqtari Imeraj ishte i pari zyrtar i drejtësisë që kallëzohej për ndjekje penale pas procesit të vettingut.