Vettingu i gjyqtarit dhe prokurorit. Edmond Islamaj dhe Dritan Prençi presin rikonfirmimin

Kronike Lajme shtojca

Pas 9 seancave dëgjimore ndaj njerëzve të drejtësisë, ka ardhur radha e anëtarëve të Gjykatës së Lartë që të ballafaqohen me Vettingun.

Edmond Islamaj është pjesë e sistemit të drejtësisë prej 26 viteve dhe njëri ndër nëntë gjyqtaret e Lartë që i ra shorti të parit për t’u përballur me seancën publike. Nga kontrolli i trefishtë i vettingut rezultoi se të treja raportet e DSIK, ILDKPI dhe ai profesional e nxjerrin gjyqtarin e Lartë Edmond Islamaj të rregullt për të vazhduar udhëtimin në gjyqësor.

Pasuritë e tij sipas ILDKPI dhe kontrollit të mëtejshëm të KPK janë të justifikuara, persa kohë gjyqtari dhe bashkëjetuesja me të janë trashëgimtarë trojesh në Durres. Gjyqtari Edmond Islamaj foli shkurt, kërkoi konfirmimin në detyre tha, tokat i kam trashëguar nga gjyshi përmendi gjyqtari.

Skeda e pasurive të tij të justifikuara sipas organit të vettingut, përfshin një apartament, 1 mijë metra katrorë tokë në Karpen, dhe dy llogari bankare në total prej 25 mijë euro. Edhe bashkëjetuesja e gjyqtarit ka trashëguar nga babai toka në Durrës, të cilat janë dhënë për ndërtim. Pasuritë dhe llogaritë e gjyqtarit u konsideruan të justifikuara, dhe sic u kuptua në gjykim që gjyqtari i Lartë e kalon vettingun, vendim i pritshëm ky në datën 7 qershor.

Prokurori Prençi

Ndërkohë i vetëm dhe pa avokat, sikurse gjyqtari i Lartë doli para vettingut edhe prokurori Dritan Prençi, i njohur si njëri ndër hetuesit e dosjes “Tahiri”. Edhe për Prencin seanca zgjati fare pak minuta dhe fjalia e tij kishte lidhje me konfirmimin në detyrë. Ai rezulton me pasuri të justifikuara siç janë një apartament në Yzberisht, dhe tokë e dhënë familjes nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave .

Relatorja Suela Zhegu: Dritan Prenci, kandidat për KLP, i është nënshtruar me përparësi procesit. ILDKPKI ka konstatuar se Prenci ka bërë deklarim të saktë dhe burimet financiare janë të ligjshme

Sa i përket pasurisë, relatorja ka thënë se Dritan Prenci ka blerë në 2008 një apartament 70 m2 në Kashar, i likuiduar me kredi. Ai ka një automjet në vlerën 50 mijë lekë, tokë bujqësore e pandarë në pronësi të babait ndodhur në  Reç të Dibrës.

Prokurori  kërkoi konfirmimin në detyrë, ndërsa KPK do të japë vendimin përfundimtar për prokurorin Prençi më 7 qershor, ora 10:30.

Së bashku me Besim Hajdarmataj, Vladimir Mara dhe Elisabeta Imeraj, Dritan Prençi është prokurori që po merret me çështjen e Saimir Tahirit.

Ndërkohë në datën 8 qershor seanca e radhës është për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

 

Ne foto: Dritan Prençi

Ne foto: Edmond Ismailaj
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *