Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i kryesuar nga Sokol Çomo vendos që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla të mos i nënshtrohet procesit të Vettingut, duke e cilësuar si të drejtë vendimin e marrë nga ana e KPK-së.
“Me shumicë votash vendosi: ndryshimin e vendimit: ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Adriatik Llallën. Ndalimin e emërimit të tij, gjyqtar, prokuror apo anëtar i KLD-së për një periudhë prej 15 vitesh”, thuhet në vendim.
KPA shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, i cili kërkon që ish-prokurori i Përgjithshëm të mos përjashtohet nga Vettingu, por t’i nënshtrohet atij njësoj si e gjithë trupa e sistemit të drejtësisë. Kërkesa e Komisionerit Publik erdhi pas vendimit të KPK të cilët ndërprenë Vettingun e Llallës, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga mundësia për të marrë një pozicion tjetër në sistemin e drejtësisë, më konktretisht në Gjykatën e Lartë.
KPA dëgjoi seancën e kaluar komisionerin publik, Florian Ballhysa, i cili deklaroi se Llalla megjithëse ka lënë detyrën në dhjetorin e vitit të kaluar, nuk është larguar si magjistrat dhe si i tillë ai duhet të kalojë në filtrat e verifikimit të pasurisë dhe figurës. Pyetja që shtroi Ballhysa ishte nëse dorëheqja e dorëzuar nga Llalla me postë është nënshkruar apo jo nga vetë magjistrati.
Ish-kryeprokurori Llalla është subjekti i parë që kalon në këtë situatë i cili pas dorëheqjes kërkon t’i ndërpritet edhe procesi i Vettingut. Pezullimi i Vettingut apo çelja e filtrave të tij për verifikimin e pasurisë dhe aftësive profesionale për Llallën, mbetet për t’u mësuar vetëm mesditën e sotme.
Por ne kundërpërgjigje të këtyre pretendimeve ka dalë avokati mbrojtës i Llallës, Sokol Hazizaj, i cili ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit duke e konsideruar aktin e dorëheqjes si një të drejtë kushtetuese.
Vetë ish-Prokurori i Përgjithshëm nuk ishte i pranishëm në seancë duke ia lënë tagrin e përfaqësimit avokatit të tij mbrojës, i cili seancën e mëparshme dorëzoi një prokurorë të përpiluar nga ish- kryeprokurori ne një zyrë noteriale në Turqi.