Vettingu kalohet me sukses nga kundërshtari i ish-kryeprokurorit Llalla

Kronike Lajme

Rikonfirmohet në detyrë  prokurori i Prokurorisë së Apelit Shkodër, Arben Dollapaj. Në seancën dëgjimore rezultoi se Dollapaj nuk kishte fshehje pasurie. Edhe përsa i përket kriterit të pastërtisë së figurës dhe integritetit moral,  dollapaj është vlerësuar si   i përshtatshëm për të ushtruar detyrën.

Arben Dollapaj është një nga prokurorët e njohur të sistemit të akuzës në Shqipëri pasi ka drejtuar Prokurorinë e Durrësit për disa vite me radhë.

Më pas u transferua në Tiranë ku mori pjesë në hetimin e tragjedisë së Gërdecit që në momentet e para duke kryer veprimet në fshatrat që u prekën nga shpërthimi e derisa dosja u dërgua në Gjykatën e Lartë.

Prokurori Arben Dollapaj, i njohur mes të tjerash si prokurori i bandës së Lushnjës sepse ’97 e gjeti me detyrë në qytetin e Lushnjës, edhe si prokurori që kërkoi dënime të ashpra në Gjykatën e Lartë për të pandehurit e Gërdecit.

Për disa vite me radhë Arben Dollapaj ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Prgjithshme por edhe si drejtues i sektorit të Inspektimit dhe më vonë u transferua në Apelin e Shkodrës ku punon aktualisht. Para transferimit në Shkodër ai u përfshi në një debat publik me ish kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *