Brenda afatit ligjor, Komisioneri Publik, ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmonte në detyrë Alma Bratin, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kandidate për anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.
Komisionerët Publikë kanë ushtruar ankim për gjashtë vendime të KPK-së. Ndërsa në rastin e rivlerësimit të kreut të Gjykatës Kushtetuese,Bashkim Dedjas, Komisionerët Publikë kanë pasur edhe rekomandim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Pasuritë
Pasuritë e Alma Bratit janë një apartament banimi 101 metra katrorë, blerë në kontratë shitjeje me rezervë 80 mijë euro, për të cilin ka shërbyer kontrata e kredisë 50 mijë euro. Deri në vitin 2016 detyrimi ishte 6 mln, ndërsa nga tezja e saj kishte një hua prej 25 mijë eurosh. Shtëpinë e dytë e kishte në Durrës, 179 metra katrorë, me kontratë shitjeje në vitin 2002, blerë për 1.9 milionë lekë në bashkëpronësi me ish-bashkëshortin dhe prindërit. Në pasurinë e saj rezulton edhe një makinë Mazda me vlerë 19.500 euro.
Pesë ankesa për vendimet e Alma Bratit
Figura e Bratit “cënohej” nga 5 ankesa të depozituara për pastërtinë e figurës së gjyqtares, të cilat u hodhën poshtë nga DSIK.
Ankimimet, kush janë 6 të apeluarit e tjerë
Ky është rasti i shtatë i ankimimit për vendimet e KPK-së.
12 korrik/ Edmond Islamaj është gjyqtari i parë i lartë për të cilin Komisioneri publik rrëzon vettingun e kryer për gjyqtarin e lartë Edmond Islamaj
Më 26 korrik ONM-ja ankimoi vendimin e KPK-së për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja
Më 6 gusht ONM-ja ankimoi vendimin e KPK-së për kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori
Më 9 gusht ONM-ja ankimoi vendimin e KPK-së për gjyqtarin e Administratives Gentjan Medja dhe gjyqtarin e Krimeve të Rënda Artur Malaj
Më 9 gusht ONM-ja ankimoi Gentian Osmanin, Prokuror i Krimeve të Rënda