Vettingu, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Fatmir Hoxha

Kronike Lajme

Pas ankimimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, largohet nga sistemi i drejtësisë, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit me trupë gjykuese kryesues: Albana Shtyllën, relator: Ina Rama dhe anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz kanë vendosur të lënë në fuqi shkarkimin për efekt të Vettingut për gjyqtarin Fatmir Hoxha.

Hoxha u shkarkua disa javë më parë pasi rezultoi se nuk justifikonte dot pasurinë dhe disa para të mbledhura nga dasma e tij vite më parë.

Hoxha ankimoi vendimin duke kërkuar rikthim në detyrë, por KPA vendosi të quajë si të drejtë vendimin e KPK. Këtë vendim, gjyqtari Hoxha ka mundësinë ta apelojë vetëm duke iu drejtuar Gjykatës së Strasburgut.

Ky nuk është rasti i parë që KPA lë në fuqi vendimet e KPK. Më herët Kolegji e quajti të drejtë shkarkimin e gjyqtarit tjetër të Kushtetueses, Fatos Lulos.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *