Vettingu/ KPK: Gjyqtarja Manjola Xhaxho figurë e pastër

Kronike Kryesore Lajme shtojca

Gjurma 10 Maj 2018

Komisioni i Pavarur të Kualifikimit zhvilloi seancën vlerësuese për gjyqtaren e Tiranës, Manjola Xhaxho.

Relatorja Xhensila Përe tha se nga deklarimi i pasurisë në ILDKPI, Xhaxho nuk ka fshehje të pasurisë dhe ka burime të ligjshme. Por nga hetimi i thelluar i KPK-së, rezultoi mungesa e deklaratës së pasurisë për vitin 2006, por për këtë gjyqtarja e argumenton se ka qenë me studime, gjë që për komisioneren rezulton e vërtetë.

Xhaxho jeton me prindërit, dhe shtëpia ku banon u është dhënë prindërve në vitin 2011, ndërkohë që rezulton se ajo nuk ka pasuri tjetër.

Përsa i përket kontrollit të figurës ajo rezulton e përshtatshme. Për Xhaxhon ka pasur vetëm dy ankesa, por për të cilat nuk ka shkelje nga gjyqtarja. Deri më sot ajo nuk ka asnjë masë disiplinore.

Trupi gjykues i KPK-se ka deklaruar se ndaj Xhaxhos nuk ka asnje mase disiplinore. Ajo eshte kandidate per anetare e Keshillit te Larte Gjyqesor.

Vetë Xhaxho tha se nuk ka asnjë kundërshtim me gjetjet e KPK dhe se kërkon konfirmimin në detyrë. Ndërkohë që vendimi do të jepet më 14 maj në orën 09.30.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *