Vettingu, KPK: Ja vendimi për gjyqtaren Fana dhe prokurorin Tola

Kronike shtojca

Komisoni i Pavaruar i Kualifikimit shpall vendimet për të anëtaët e tjerë të “Pallatit të Drejtësisë”.

Në faqen zyrtare janë publikuar vendimet më të fundit ndaj gjyqtares të Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, prokurorit të rrethit të Krujës, si dhe ndihmësat ligjorë të Gjykatës së Lartë  Eritan Shehu dhe Adnand Bërdica.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë procesin e rivlerësimit për një tjetër subjekt. Bëhet fjalë Eritan Shehun, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë.

Ndihmësi ligjor, Eritan Shehu ka dhënë dorëheqjen dhe në këtë rast ligji parashikon ndërprerjen e vettingut. Sipas KPK  ankimimi kundër vendimit për ndërprerjen e Vettingut për Shehun bëhet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

KPK ka dhënë vendim të njëjtën edhe për ndihmësat ligjorë Adnand Bërdicën, Erlindi Basha dhe Etleva Sherifi, pasi dhe ata kishin dhënë dorëheqjen nga posti që mbante.

KPK psuhoi hetimin e dosjes edhe për Ilir Pashajn, gjyqtar pranë Shkallës së Parë Elbasan.

I njëjti vendim është marrë edhe për anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, e cila kishte dhënë dorëheqjen nga detyra përpara një viti. Konkretisht ajo është dorëhequr më 26 janar 2017.

Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë është bashkëshortja e avokatit të njohur Neshat Fana.

Sipas ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve edhe të prokurorëve, kush dorëhiqet nga posti, përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për 15 vite.

Ndërsa vendimet më të fundit do t’i vihen në dispozicion Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *