Vettingu, KPK: Prokurorja Fatjona Memçaj konfirmohet në detyrë

Kronike Kryesore

Prokurorja e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj konfirmohet në detyrë. Ajo ka kaluar me sukses vetingun

Vendimi u dha sot në mesditë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar pak ditë më parë anëtarët e Komisionit të vettingut lma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli pas hetimit të thelluar konstatuan se pasuria e prokurores është e ligjshme dhe ajo nuk ka fshehur pasurinë dhe as nuk ka bërë deklarim të rremë.

Pasuria e prokurores Memçaj përbëhet nga një apartament me sipërfaqe 96 m2 me vlerë 27 800 dollarë, një automjet, një motor Vespa dhe një llogari bankare të saj së bashku me personat të lidhur me të.

Po ashtu edhe nga verifikimi i figurës dhe aftësisë profesionale, Fatjona Memçaj rezulton e përshtatshme për detyrën që mban.

Kështu

Fatjona Memçaj, prokurorja e Apelit në Tiranë dhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi rezulton të jetë e pastër nga verifikimi i kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në seancën e zhvilluar këtë të hënë, anëtarët e Komisionit të vettingut lma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli pas hetimit të thelluar konstatuan se pasuria e prokurores është e ligjshme dhe ajo nuk ka fshehur pasurinë dhe as nuk ka bërë deklarim të rremë.

Relatori Roland Ilia: Prokurorja nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe as deklarim të rremë.Hetimi i KPK verifikoi vërtetësinë e deklarimeve. Po kështu në lidhje me figurën, në raportin e DSIK thuhet se prokurorja është e përshtatshme për vazhdimin e detyrës”.

Pasuria e prokurores Memçaj përbëhet nga një apartament me sipërfaqe 96 m2 me vlerë 27 800 dollarë, një automjet, një motor Vespa dhe një llogari bankare të saj së bashku me personat të lidhur me të.

Po ashtu edhe nga verifikimi i figurës dhe aftësisë profesionale, Fatjona Memçaj rezulton e përshtatshme për detyrën që mban.

Vetë prokurorja nuk kishte asnjë kontestim në lidhje me gjetjet e Komisionit, duke kërkuar rikonfirmimin në detyrë.

Vendimi për prokuroren Fatjona Memçaj do të jepet ditën e mërkurë, datë 3 maj 2018, ora 14:00.

Ecuria e vettingut

Gjykatësi i Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva nuk e kaloi provën e verifikimit.

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, u konsiderua se përmbush kriteret, ndërkohë që kolegu i saj, i po kësaj gjykate, Fatos Lulo, u shkarkua, sepse nuk justifikonte dot pasurinë e deklaruar.

Një tjetër anëtare e kësaj gjykate, Altina Xhoxhaj, është në pritje të vendimit.

E fundit që u shkarkua nga Komisioni i Kualifikimit ishte prokurorja e Shkodrës, Besa Nikëhasani.

 

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *