Vettingu/ Nuk justifikoi pasurinë, shkarkohet gjyqtari Fatmir Hoxha

Lajme Politikë shtojca

Gjurma 10 Maj 2018

Vettingu ka vendosur të shkarkojë gjyqtarin e tretë të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxhën. Gjyqtari Hoxha nuk justifikonte pasurinë e tij, të cilën deklaroi se e ka vënë nga dasmat.

Blerja e një apartamenti pas transferimit nga Apeli i Shkodrës në Gjykatën Kushtetuese në Tiranë ka vënë në pikëpyetje karrierën e gjatë të gjyqtarit Fatmir Hoxha, pasi hetimi administrativ i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka zbuluar se ai nuk justifikon me burime të ligjshme vlerën prej 1.7 milionë lekësh.

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha.

Hoxha është gjyqtari i tretë i Gjykatës Kushtetuese i shkarkuar deri tani, pas Fatos Lulos, Altina Xhoxhajt. Ndërkohë që Besnik Ymeraj dha dorëheqjen dhe në këtë mënyrë  i është shmangur vetingut.

Xhensila Pine: Trupa gjykuese pasi mori në shqyrtim të gjithë dokumebntacionin e dërguar nga institucionet e rivlerësimit, kreu një proces të mirëfilltë kontrolli dhe rivlerësimi, një hetim administrativ të thellë dhe të pavarur në kuadër të procesit të rivlerësimit. Dëgjoi pretendimet e përfaqësuesit ligjor në seancën e daës 7 maj, të dhëna në emër të subjektit të rivlerësimit, bazuar në pikën 6 të nenit 55 të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore dhe për rrjedhojë procesin e rivlerësimit për Fatmir Hoxhën.  Në përfundim të procesit të rivlerësimit trupa gjykuese vendos me shumicë vote shkarkimin e subjektit të rivlerësimit Fatmir Hoxha, gjyqtar pranë Gjyaktës Kushtetuese.

Gjyqtari Hoxha mbrohet me kaseten e dasmes

Avokati mbrojtës i gjyqtarit Julian Mërtiri, ne seacnen degjimore  argumentoi se gjyqtari ka 27 vite punë , dhe se për blerjen e këtij apartamenti krahas kursimeve te mbledhura, kishte përdorur edhe nje kredi 5 milion lekë si dhe një borxhe të marrë  nga kunati ne vlerën e 28 mije eurove.

Avokati beri një analizë të hollë të pasurisë së gjyqtarit duke përmendur kështu edhe dhuratat nga dasma e tij në vitin 2002, për çka dorëzoi edhe videon e martesës me pamjet kur të ftuarit dorëzojnë paratë.

Sipas avokatit pasuria e gjyqtarit është tërësisht e justifikuar ndaj ai kërkoi rikonfirmimin e tij në detyrë.

Julian Mertiri: Shuma është e justifikueshmë, Hoxha nga 2011 është emëruar në Gjykatën Kushtetuese dhe për këtë qëllim është transferuar nga qyteti i Shkodrës ku ka pasur një tjetër banesë ku e ka shitur bashkë me orenditë përkatëse dhe kjo shumë i përket orendive. 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur si të papërshtashëm me detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese gjyqtarin Fatmir Hoxha. KPK deri më tani ka shkualifikuar 2 nga 3 gjyqtarët kushtetues që ka marrë në shqyrtim.

Gjatë shqyrtimit të pasurisë së gjyqtarit, Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit vuri theksin se gjyqtari Hoxha nuk justifikonte një apartament prej 112 m2 në Tiranë, e cila është blerë në shumën 145 mijë euro.

Sipas këtij komisioni blerja e apartamentit nuk justifikohet, pasi për të është deklaruar marrja e një kredie si i pastrehë në vlerën 5 milionë lekë dhe mungon justifikimi i pjesës së tjetër të shumës.

Por sipas avokatit te gjyqtarit Hoxha, klienti i tij ka marre borxh 28 mije euro nga kunati i tij për blerjen e këtij apartamenti. Këtë shumë, avokati thotë se gjyqtari e ka deklaruar ne formularin e tij te përvitshëm të pasurisë.

Avokati theksoi gjithashtu se gjyqtari Hoxha ka jetuar ne apartamentin e blere edhe pse nuk kishte shlyer as 1/3 e vleres. “Kjo nuk eshte shkelje ligjore, por marreveshje mes gjyqtarit dhe firmes ndërtuese”, tha mbrojtësi i gjyqtarit të Kushtetueses.

Procesi i vettingut ka treguar deri më tani dy elementë: së pari numri i lartë i gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kanë justifikuar dot pasurinë e tyre dhe nga ana tjetër ai vë në dyshim të gjitha vendimmarrjet e deri tanishme të drejtësisë shqiptare. Kujtojmë se deri më tani procesin e vettingut e kanë kaluar vetëm 1 gjyqtarë dhe një prokurore, ndërkohë që gjithë të tjerët nuk e kanë kaluar dot provimin e vettingut.

Nga ana tjetër ajo që vlen që të theksohet është se Gjykata Kushtetuese ka hyrë në një kolaps, pasi nuk ka të mundur të marrë vendime.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *