Vettingu për gjyqtarin Thanza, KPK: Fshehu pasurinë dhe ka lidhje me persona te inkriminuar

Kronike Kryesore Lajme shtojca

Një gjyqtar dhe një prokuror do t’i nënshtrohen gjatë ditës së sotme procesit të vettingut.

Në orën 09:30 nisi seanca e parë dëgjimore ndaj Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë.  Gjyqtari zgjodhi të ishte i pranishëm në sallë bashkë me avokatin e e tij Theodhori Sollaku. Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici.

Trupi gjykues, shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e dërguar nga institucionet e vlerësimit dhe zhvilloi një procedurë të thellë hetimi, bazuar në tre kritere, të pasurisë, atë të figurës, si dhe në vlerësimin profesional për subjektin e rivlerësimit.

Relatori, Lulzim Hamitaj, tha se për pasurinë KPK ka administruar raportin e ILDKP, ku konstaton se gjyqtari  ka bërë deklarim të rremë.

“Ka fshehje pasurie dhe nuk ka burime te ligjshme” tha Hamitaj.

Nisur nga kjo, relatori tha se KPK beri nje hetim te thelluar sipas të cilit gjyqtari Thanza disponon këtë pasuri:

Hamitaj: Pasurite e Thanzes një apartament banimi 136 metra katror në Shkoder i blere 1 milion e 200 mije leke, e paguar e plote.E deklaruar ne 2003 me vlere 3 milion leke.Si burim te ardhurash jane deklaruar nga shitja e dy apartamente te tjere ne Shkoder. 

Apartament banimi 113 metra katror ne Tirane, tek rruga Komuna e Parisit. E deklaruar nga bashkeshortja si pasuri e veta  ne vleren e 4 milion lekeve. Apartament dupleks ne Gjirin e Lalëzit, Durres i blere ne 2012 me siperfaqe 95 metra katrore. Në vetting është deklaruar 38 metra katror. Mbetet i paqarte shkaku i kesaj kontrate.

Relatori tha se në analizën e te ardhurave rezulton se ka mungese deklarimi, ka mungese te ardhurash te ligjshme.

Hamitaj: Ka bilanc negativ ne disa vite nisur nga deklarimet e bera nga vete familja Thanza

Raporti i paraqitur

Gjyqtari ka një apartament banimi me sipërfaqe 136 m2 në rrugën ‘Zogu i Parë’, në Shkodër. Për këtë apartament ka një anomali, njëherë është shkruar 1.2 milionë lekë blerja dhe 1.8 milionë lekë rikonstruksioni. Pastaj është shënuar +18 m2. Ky formular është ndryshuar dhe pse ka qenë i dorëzuar në ILDKP. Vlera e apartamentit e deklaruar nga Thanza nuk përputhet me çmimin e kontratës së shit-blerjes që është 1.2 milionë lekë. Në deklarimin e vitit 2004 mungon deklarimi i një garazhi, që e ka deklaruar në deklaratën e Vettingut.

Gjyqtari Thanza nuk ka justifikuar burimet për blerjen e këtij apartamenti. Çmimi mesatar në vitin 2000, sipas Hipotekës, ka qenë më i ulët nga ç’thotë gjyqtari. Gjithashtu, Thanza ka dhe një apartament me sipërfaqe 113 m2 te Komuna e Parisit, në Tiranë. Ky apartament është deklaruar nga z. Alibali, e cila bashkëjeton me gjyqtarin. Edhe në këtë apartament ka diferenca, njëherë është deklaruar 1.9 milionë lekë, njëherë 4 milionë lekë.

Apartament dubleks në Gjirin e Lalzit. Ka dhe një garazh te Komuna e Parisit. Këtë pasuri gjyqtari nuk e ka deklaruar asnjëherë më parë. Këtë e deklaroi vetëm për Vettingun. Për garazhin Thanza ka thënë thjesht se e ka harruar. Thanza dhe bashkëshortja kanë mungesë të burimeve të ligjshme financiare. Ka diferencë të madhe të të ardhurave e shumave të shpenzuara. Për vitet 1992-2003 ka minus mbi 2 milionë lekë. Në vitin 2003 ka minus 3 milionë lekë. Ka shumë prona dhe nuk i justifikon me rrogën. E ka falsifikuar formularin e deklarimit të shtëpisë në Shkodër. Familja Thanza nuk ka pasur para të blejë këto prona që ka.

DSIK ka thënë se gjyqtari Thanza nuk ka deklaruar procedimin penal në ngarkim të tij, pra ka fshehur procedimin penal për korrupsion. Sipas DSIK, Thanza ka kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *