Vettingu/ Nuk justifikon pasurinë, Hoxha: M’i hodhën në dasëm, ja prova

Kronike Kryesore Lajme shtojca

Gjurma 7 maj 2018

Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese është gjyqtari i radhës qe po kalon ne siten e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjyqtari nuk ndodhet i pranishëm në seancë, ndërsa përfaqësohet nga avokati i tij, Julian Mertiri. Relatoja Alma Faskaj u shpreh se sipas ILDKPKI, gjyqtari nuk ka bërë deklarim të rremë dhe se pasurinë e ka nga burime të ligjshme, por KPK ka bërë hetimin e vet. Gjyqtari rezulton se ka një apartament 2+1, 112 m2 në Tiranë me vlerë 140 mijë e 450 euro, ndersa ka marre kredi si i pastrehe.

“ILDKPI na ka sjellë përgjigje për gjyqtarin Fatmir Hoxha se ka bërë deklarim të saktë, burime të ligjshme, nuk ka fshehur pasurinë dhe se nuk ka bërë deklarim të rremë. Komisioni ka bërë hetim të thelluar për pasurinë, burimet e krijimit, të ardhurat dhe fshehjet e pasurisë. Gjyqtari ka apartament 2+1, 112 m2 në Tiranë me vlerë 140 mijë e 450 euro. Gjyqtari ka marrë kredi të bute si i pastrehë. Vlera e kredisë së butë 5 mln lekë. Nga disa përllogaritje gjyqtari ka mos përputhje të burimeve të pasurisë”, shprehet Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Përsa i përket figurës së gjyqtarit, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar ka konstatuat se është i përshtatshëm për të vazhduar detyrën. KPK thekson se ndaj gjyqtarit janë depozituar 3 denoncime nga qytetarët. Pas fjalës së relatores, avokati Mërtiri ka mbrojtur klientin e tij duke thënë se Fatmir Hoxha e ka blerë apartamentin me kredi dhe një borxh nga kunati.

“Gjyqtari ka qenë bashkëpunues me KPK-në. Apartamentin, gjyqtari e ka blerë me kredi dhe një borxh të marrë nga kunati në vlerën e 28 mijë eurove. Nga dy dasmat e bëra gjyqtari ka grumbulluar vlera monetare dhe dhurata. Gjyqtari lekët e shtëpisë i ka bërë cash por ai i ka deklaruar pranë ILDKPKI”, u shpreh avokati i gjyqtarit, Julian Mërtiri.

Mërtiri pas mbylljes se seances degjimore te KPK-se deklaroi per mediat se i ka kerkuar si prove KPK qe te marrin kaseten e dasmes se gjyqtarit Hoxha, ku vertetohet se shumat qe jane hedhur, duke i marre prove per parate e akumuluara nder vite.

Julian Mertiri: Pasuria e gjyqtarit Hoxha është vetëm apartamenti ku ai banon në Tiranë me familjen e tij.  Mos u përqëndroni tek kasetat e dasmës, bëhet fjalë për një të dhënë të caktuar. Është një element në 2003 ku është pretenduar nga KPK për një shumë që nuk justifikohet dhe nga subjekti i rivlerësimit zoti Hoxha me të drejtë është kërkuar që të administrohet kaseta e dasmës së tij, ku në një dasmë tradicionale kjo shumë është fare normale lënë nga miqtë dhe të afërmit.

Shuma është e justifikueshmë, Hoxha nga 2011 është emëruar në Gjykatën Kushtetuese dhe për këtë qëllim është transferuar nga qyteti i Shkodrës ku ka pasur një tjetër banesë ku e ka shitur bashkë me orenditë përkatëse dhe kjo shumë i përket orendive. 

Ai tha gjithashtu se gjyqtari ka marrë borxh dhe kredi për të blerë shtëpinë që sot ka në Tiranë.

Julian Mertiri: Është ende një borxh po shlyhet se bashku me një kredi që ai ka marrë nga shteti shqiptar dhe po e shlyen sipas kontratës përkatëse.  Kredia është marrë sipas një VKM si një nga funksionarët e lartë dhe në atë kohë ishte i pastrehë dhe vinte nga qyteti i Shkodrës. Është dhënë miratimi nga kredidhënësi është banka e nivelit të dytë e cila ka vendosur dhe bllokimin përkatës të apartamentit deri në shlyerjen. Borxhi është marrë për të njëjtën arsye, është apartamenti dhe nuk ka pasurit jetër dhe deri më sot është shlyer. 

Trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj. Fatmir Hoxha është anëtari i 4 i Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e vetingut pas Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt.

Deri tani nga gjykata Kushtuese, vettingu ka shkarkuar Fatos Lulon dhe Altina Xhoxhajn, ndërsa Vitore Tusha e kaloi. Kujtojmë që Besnik Imeraj u dorëhoq, ndërsa gjykata është bllokuar duke mos marrë asnjë vendim.

Procesi i Vettingut përfshin kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve të lartë, të afërmve të tyre, por edhe lidhjet që ata kanë pasur gjatë ushtrimit të detyrës me persona me “background” kriminal.


Gjyqtari Fatmir Hoxha

Seancë dëgjimore për Fatmir Hoxhën
Trupa Gjykuese              
Xhensila Pine
Valbona Sanxhaktari
Alma Faskaj

Rezultatet e Vettingut deri tani
Fatos Lulo-i shkarkuar
Besim Treshnjeza-i shkarkuar
Besa Nikëhasani-e shkarkuar
Altina Xhoxhaj-e shkarkuar
Vitore Tusha-e kaloi
Fatjona Memçaj-e kaloi

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *